Magjistraturat kurorëzim i një studimi hulumtues në UEJL
10 korrik 2009
Në UEJL, gjatë muajit qershor dhe korrik janë organizuar disa mbrojtje publike të tezave të magjistraturave dhe të doktoraturave. Në mesin e tyre janë shumë tema, që kanë zgjuar interes tek ata që i kanë dëgjuar, por edhe në opinionin më të gjerë. "Mekanizmat e menaxhimit financiar në funksion të krijimit të ambientit cilësor dhe konkurrues studimor në UEJL”, ishte tema e magjistraturës që u mbrojt nga kandidati Rashid Emini, kurse Flora Kadriu, e mbrojti tezën e magjistraturës me titull: "Aspektet shoqërore të sekularizimit në RM".
Një temë, e cila ngjalli interes tek të pranishmit gjatë mbrojtjes publike ishte teza e magjistraturës me titull: "Hulumtimi mbi informacionin kthyes (feedback) rreth përmbajtjes dhe përmirësimit të gabimeve dhe ndikimi i tij në përmirësimin e të shkruarit të studentit", e kandidates Luiza Zeqiri. Po me kaq interesim u përcoll edhe mbrojtja e tezës së magjistraturës e kandidates, Jeta Rushidi, me titull: “Ndikimi i gjuhës amtare në të shkruarit e gjuhës së huaj".
Kandidati Ibraim Bajrami mbrojti tezën e magjistraturës me titull: “Organizata e Kombeve te Bashkuara dhe sfidat e reformimit, me theks të veçantë, Këshilli i Sigurimit dhe Karta e San Franciskos".
"Ndikimi i investimeve publike në rritjen e BPV në vendet në tranzicion me theks të veçantë në Maqedoni”, ishte titulli i tezës së magjistraturës që e mbrojti kandidati Elmi Aziri.
Ardian Ramadani, mbrojti tezën e magjistraturës me titull: "Franca dhe diplomacia franceze në periudhën e Risheljesë”. Kandidati Ylber Lili mbrojti temën e magjistraturës me titull "Mediat në konflikt dhe propaganda”.
“Impaktet e doktrinës së thellësisë strategjike ne politiken e Tureqise ndaj lindjes se mesme", ishte teza e magjistraturës të cilin e mbrojti kandidati Muhamed Ali. Kandidatja Majlinda Kaba, e mbrojti temën e magjistraturës me titull: “Elementi konsensual në sistemin politik të Republikës së Maqedonisë”. Ndëkaq, ”Kontestet historiko-diplomatike rreth Maqedonisë”, ishte titulli i tezës së magjistraturës së kandidates Adelina Lili.
Kandidatja, Nadica Gjoshevsa e mbrojti tezën e magjistraturës në temën: "The Treatment of Vocabulary Learning Strategies in the New English File Coursebook".
”Rrethanat diplomatike dhe ushtarake në Kosovë në periudhën 1981 -2008”, ishte tema e magjistraturës të cilin e mbrojti kandidati Isak Sherifi.
"Përfaqësitë konsullore me theks të veçantë në historinë e konsullatave në Manastir", ishte tema e magjistraturës, të cilën e mbrojti kandidati Pëllumb Abdullai.
Më shumë lajme
- UEJL promovoi platformën vetanake të inteligjencës artificiale AI@SEEU
- Delegacioni i INOVA-s vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore dhe TechPark-un
- UEJL konfirmohet si universiteti më i vlerësuar nga Maqedonia e Veriut në Times Higher Education Impact Rankings 2025
- Fakulteti i Drejtësisë i UEJL-së në top tre skuadrat më të mira në Garat Mbarëkombëtare të Gjykimit të Simuluar në Tiranë
- Profesori amerikan Jim Lofton vizitoi UEJL-në
- UEJL merr pjesë në Konferencën e Parë Vjetore të Aleancës ChallengeEU në Poloni: "Bridging Regions – Connecting Universities"
- UEJL organizoi prezantim për mundësitë e karrierës në NATO