Një delegacion i Universitetit të Evropës Juglindore, në përbërje: Prof. dr. Vebi Bexheti, prof. Alajdin Demiri dhe Prof. dr. Ali Pajaziti, nga data 12-14 nëntor, ka vizituar Panairin e librit “Tirana 2009”, në Tiranë.
Qëllimi i vizitës, veç tjerash ishte edhe pasurimi i fondit të Bibliotekës me literaturë të nevojshme.
Fondi i madh dhe llojllojshmëria e teksteve të ekspozuara në këtë panair u bë “shkaktar” që një sasi e konsiderueshme e kësaj literature mjaft të nevojshme dhe obliguese edhe të blihet. Gjithashtu, është siguruar edhe një pjesë literaturë tjetër, e cila do ta begatojë ofertën e Bibliotekës.
Si tituj të rëndësishëm, do të dallonim:
“Politikat botërore” - Charles W. Kegley, Jr.,
“Guximi për të shpresuar“, Barack Obama
“Marrëdhëniet ndërkombëtare të Lindjes së Mesme” - Louise Fawcett,
“Të fshehtat e Masonerisë” - Laurence Gardner,
“Historia e Filozofisë të së Drejtës” - Irakli Koçollari
“Instrumentet e komunikimit” - Marshall Mcluhan
“Menaxhimi i performancës” - Michael Armstrong,
“Globalizimi ante portas”- Adrian Civici
“Si veprohet në një projekt kërkimor” - Judith Bell
“Fjalori enciklopedik shqiptar” - ASHSH,
Po ashtu, janë blerë libra të Paulo Cuelho-s, M. Kunderës dhe të autorëve të tjerë të njohur.
Biblioteka universitare pasurohet me tituj të rinj të librave
18 nëntor 2009Më shumë lajme
- Një program masteri, dy universitete, më shumë mundësi: UEJL prezanton programin e ri të Shkencave Kompjuterike
- Universiteti i Evropës Juglindore në Konferencën e Procesit të Berlinit në Podgoricë
- Delegacioni i UEJL-së merr pjesë në Forumin e EUA-së për Financimin e Universiteteve 2026 në Brno të Çekisë
- UEJL-ja mirëpret delegacionin e Universitetit të Warmia-s dhe Mazury-t për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të ChallengeEU dhe shkëmbimit akademik
- UEJL forcon rolin në Aleancën Evropiane - ChallengeEU
- Banka Botërore prezanton raportin vjetor dhe diskuton me komunitetin akademik të UEJL-së
- Aleanca Franceze në Tetovë shënon 25-vjetorin në UEJL