Disa persona nga departamente të ndryshme të Ambasadës janë paraqitur gjatë këtij sesioni: Ryan Rowlands, zyrtar i punëve publike, zëvendësshefi i Misionit në Maqedoni, Tomas Navratil, zyrtari për çështje politike dhe ekonomike, Darren Hultman, zyrtari i burimeve njerëzore Erin Hamrick, majori Todd Goff nga Zyra për bashkëpunim në sferën e mbrojtjes, zyrtari ndërlidhës me komunitetin, Allison Blackman, Zv/konsulli Charles Hornbostel dhe zyrtari rajonal i sigurisë, Bart Brown. Prezantimet u pasuan nga diskutime të gjalla. Vizita u mbyll me një shëtitje të shkurtër në ndërtesën e Ambasadës. Kështu, Ryan Rowlands tha: "Ky është takimi i parë sipas programit të Ambasadës - nga një seri që ne kemi ndërmend të vazhdojmë në të ardhmen me studentë nga institucionet e ndryshme arsimore në Maqedoni.
Për më shumë informacion dhe fotografi shikoni në linkun e mëposhtëm: http://www.facebook.com/album.php?aid=127924&id=119869762156
Studentët e UEJL vizituan Ambasadën e SHBA-ve
9 dhjetor 2009Më 2 dhjetor, studentët që ndjekin kursin Hyrje në studimet amerikane nga Departamenti i Gjuhës Angleze në Universitetin e Evropës Juglindore të udhëhequr nga profesorët e tyre Aida Koci, Brikena Xhaferi dhe Hajrulla Hajrullai, vizituan Аmbasadën e SHBA, për një prezantim të shkurtër dhe një shëtitje.
Më shumë lajme
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics
- Vizita e delegacionit të Western Carolina University (SHBA) në UEJL
- Fakulteti i Shkencave Teknike në UEJL hapi Ekspozitën XII të Projekteve Studentore në Arkitekturë dhe Dizajn
- Delegacioni i Universitetit Mid Sweden viziton UEJL-në: Diskutohen programe të përbashkëta studimi dhe mundësi të reja mobiliteti
- Biblioteka "Maks van der Shtul" në Simpoziumin Ndërkombëtar në Oslo