
Fjalori ka 300 faqe në formatin 24cm, me sqarime të termave nga fushat e sipërmendura. Kështu, tani e tutje me lehtësi, në një vend, lexuesit do të mund t’i gjejnë definicionet e qarta të termave dhe shprehjeve administrative, politike, sociale dhe të diplomacisë. Në fjalor janë të përfshirë të gjithë termat e rëndësishëm dhe çdo term është sqaruar deri në detajet më të hollësishme.Për më tepër, ky fjalor më shumë mund të konsiderohet si një doracak praktik i cili do të ndihmojë në gjetjen e shpejtë të fjalëve të zakonshme, emërtimeve dhe nocioneve, të cilat hasen dhe përdoren shpesh në jetën e përditshme për profesionet përkatëse.
Autorët e fjalorit Doc. dr. Abdulla Azizi, Prof. dr. Etem Aziri dhe Doc.dr. Zemri Elezi, duke e ndarë atë në katër kaptina të lidhura ngushtë njëra me tjetrën, kanë bërë zbërthimin e kuptimeve të fjalëve dhe shpjegimin e tyre në mënyrë tepër të thukët, por njëkohësisht ata kanë shfrytëzuar edhe të gjitha vlerat, arritjet dhe përvojën e derisotshme, si diçka të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarive të tyre nga ana e administratorëve, politikanëve, punonjësve socialë dhe diplomatëve.