Në këtë thirrje të financuar nga Komisioni Europian, u dorëzuan gjithsejt 34 propozime nga universitetet presitigjioze të BE-së dhe startup-e industriale. Jemi krenarë që komisioni i vlerësimit përzgjodhi propozimin e MVDSI-së për financim së bashku me tre propozime të tjera. Në lidhjen e mëposhtme do t’i gjeni fituesit: (https://www.fed4fire.eu/news/discover-the-9th-open-call-winners/).
Tema e projektit shtjellon problemin e sistemeve të pagesës, duke përdorur teknologjinë Blockchain si ndërmjetësues (si zëvendësim i bankave). Ne fakt sistemi që propozohet (dhe që është implementuar), duhet që tani të testohet në pajisjet reale (wireless) në Antuerp të Belgjikës dhe Dublin të Irlandës.
Synimi i Institutit “Maks van der Shtul” në këtë rast është të forcojë kapacitetet edhe më tepër duke punësuar studiues të afirmuar me përvojë ndërkombëtare dhe duke angazhuar sa më shumë studentë nëpër projekte, veçanërisht studentë në studimet master dhe doktoraturë.
Projekti fillon në nëntor të këtij viti dhe do të përfundojë në korrik të vitit 2022.