Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është zhvillimi i aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet të dy universiteteve në shkëmbimin e stafit akademik dhe administrativ, shkëmbimin e studentëve në semestra, ose gjatë periudhës së praktikës, pjesëmarrje në seminare, konferenca, ngjarje dhe takime akademike, shkëmbime të materialeve akademike, si dhe organizimin e programeve të veçanta afatshkurtra.
Të dy universitetet, do të zhvillojnë bashkëpunim akademik në nivelin e studimeve universitare, si dhe zhvillimi i aktiviteteve kërkimore, shkencore dhe kulturore.