Panairin e shpalli të hapur menaxheri i ESA-së, Nebi Jusufi, i cili tha se dhe ky është panairi i parë i këtij lloji për rajonin e Pollogut dhe paraqet një mundësi të mirë për krijimin e kontakteve mes kompanive dhe më gjerë.
Panairi i Ndërmarrësisë Sociale mundëson prezantimin dhe promovimin e organizatave/ndërmarrjeve që mbështesin përmes programeve, projekteve dhe aktiviteteve të tyre të sipërmarrësisë sociale në rajonin e Pollogut.