COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U mbajt turneu tradicional “Memoriali Arben Xhaferi”

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 21 vjetorit të themelimit të Universitetit të Evropës Juglindore, të enjten në organizim të Departamentit të Sportit në sallën e sportit të shkollës së mesme të mjekësisë u mbajt turneu tradicional në futboll të vogël „MEMORIALI ARBËN XHAFERI“.

Në këtë turne morën pjesë shkollat e mesme të Komunës së Tetovës, si: Shkolla e Mjekësisë “Nikolla Shtejn” , Gjimnazi “7 Marsi”, Shkolla Ekonomike “8 Shtatori”, Shkolla Bujqësore “Mosha Pijade”, Kolegji “Maarif International Schools”, Kolegji “Jahja Kemal (Yahya Kemal)”, Gjimnazi “Kiril Pejçinoviq”, Shkolla Tekstile “Gjoce Stojçeski”.

Fitues i turneut ishte ekipi i Shkollës së Mjeksësisë “Nikolla Shtejn”, ndërsa në vend të dytë u rendit ekipi i Shkollës Ekonomike “8 Shtatori” dhe vendin e tretë e fitoi ekipi i Gjimnazit “7Marsi”.

Të gjithë pjesëmarrësve në këtë turne iu ndanë mirënjohje, si dhe kupa dhe medalje për fituesit e 3 vendeve të para.

Turneu kaloi në një atmosferë festive, me prani të shumtë të publikut nga shkollat e mesme dhe studentë.

Google+