Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Rektori Bexheti folës kryesor në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare Bridge 2022

Në bashkëorganizim me Universitetin “Ukshin Hoti”, të Prizrenit, me 9 dhe 10 dhjetor, në Prizren u mbajt konferenca e Parë Shkencore Ndërkombëtare Bridge 2022 “Trendet e reja në botën në ndryshim”.

Në këtë konferencë, në rolin e folësit kryesor ishte rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, në temën “Ekonomia e gjelbër dhe tranzicioni energjetik”.

Konferenca i zhvilloi punimet në sesione, në katër fusha të shkencës, me theks të veçantë në 12 tema kërkimore prioritare dhe ndërdisiplinore.

Google+