COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Sqarim në Lidhje me Certifikatat për Diplomim

Universiteti i Evropës Juglindore, nga fillimi me punë e deri më sot, ka funksionuar në pajtim me ligjet e arsimit të lartë, të cilët kanë qenë në fuqi në periudha të ndryshme në shtetin tonë. Në vitin e parë të funksionimit të këtij institucioni të arsimit të lartë (2001), Universiteti ka punuar sipas Ligjit të Arsimit të Lartë (LAL) Nr. 64/2000. Ky Ligj ka qenë në fuqi deri në vitin 2008 dhe deri atëherë ka pësuar tre ndryshime dhe plotësime. I rëndësishëm për studimet deridiplomike është ndryshimi i parë i këtij Ligji, i ndodhur në vitin 2003.

Në vitin 2008, Parlamenti i RM-së e ka miratuar Ligjin e ri të arsimit të lartë Nr. 35/2008. Me këtë Ligj në RM janë promovuar ndryshime të mëdha me qëllim të transformimit të sistemit të arsimit të lartë në veçanti. Këto ndryshime intensive, me intencë për transformimin e sistemit, pasqyrohen edhe me numrin e ligjeve për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit bazë, i cili deri në vitin 2016, shkon në plotë 21 ligje për ndryshim dhe plotësim të këtij ligji.

Relevante për definimin e studimeve deridiplomike, si dhe çështjen e dhënies së certifikatave për diplomim, si dokument i përkohshëm për të dëshmuar mbarimin e të gjitha obligimeve akademike të studentit, për ciklin e parë të studimeve, është Neni 26 i Ligjit për ndryshime dhe plotësime të LAL nr. 49/2003 dhe Neni 94 i LAL nr. 35/2008, të cilët e definojnë gjatësine e studimeve deridplomike, si dhe Neni dhe 116 paragrafi 5 i LAL nr. 35/2008 i cili e rregullon dhënie e çertifikatës.

Nenet e përmendura janë paraqitur në vazhdim: SQARIM - DOKUMENTI

Google+