Hulumtim specifik për çështjen e trajtuar
4 nëntor 2009
Jeta Hani dhe Kadishe Limani, studente në studimet posdiplomike në Fakultetin e Administrim Biznesit - Financa, më 6 dhe 7 Nëntor 2009 morën pjesë në Konferencën e dytë për studime evropiane të mbajtur në Tiranë, me temë: "Sfidat politike, ekonomike dhe sociale të vendeve të Ballkanit në procesin e integrimit Evropian", ku me sukses e prezentuan, hulumtimin e tyre të titulluar: "A duhet Maqedonia ta ndërrojë kursin e saj fiks të këmbimit të denarit apo ta zhvlerësojë atë?"
Maqedonia, përmes një kursi fiks të këmbimit të denarit, do ta eliminojë importimin e mundshëm të inflacionit nga vendet tjera. Bazuar në analiza të hollësishme të ekonomisë maqedonase dhe në efektet e krizës financiare globale në indikatorët më të rëndësishëm makroekonomik, hulumtueset tona të reja kanë arritur në përfundim se Maqedonia duhet të vazhdojë edhe më tutje me kursin e saj fiks të këmbimit. Në këtë konferencë ato rekomanduan një politikë monetare restriktive me qëllim që të injorohet rreziku i mundshëm nga huadhenia si rezultat i dhënies hua pa mbulesë nga bankat e nivelit të dytë. Sipas tyre, një gjë e tillë mund të shkaktojë dëme serioze në sistemin bankar të Maqedonisë.
Sipas Hanit dhe Limanit, një zhvlerësim i mundshëm i denarit mund të shkaktojë përkeqësim të lëkundjeve të denarit dhe përkeqësim të gjendjes së bankave komerciale. I vetmi efekt pozitiv nga një zhvlerësim i mundshëm mund të jetë fakti që Maqedonia do të ketë eksporte më të lira. Por, duke patur parasysh faktin se kriza financiare botërore ka goditur gjithashtu edhe importuesit më të rëndësishëm të Maqedonisë, edhe atë vendet e UE-së (mbi 50% e tregut të jashtëm Maqedonia e realizon me këto vende), ky lirim i eksporeve të Maqedonisë nuk do të ketë efekt domethënës në llogarinë rrjedhëse.
Ky hulumtim, në këtë konferencë, u cilësua si specifik për shkak të çështjes konkrete të trajtuar.
Më shumë lajme
- Një program masteri, dy universitete, më shumë mundësi: UEJL prezanton programin e ri të Shkencave Kompjuterike
- Universiteti i Evropës Juglindore në Konferencën e Procesit të Berlinit në Podgoricë
- Delegacioni i UEJL-së merr pjesë në Forumin e EUA-së për Financimin e Universiteteve 2026 në Brno të Çekisë
- UEJL-ja mirëpret delegacionin e Universitetit të Warmia-s dhe Mazury-t për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të ChallengeEU dhe shkëmbimit akademik
- UEJL forcon rolin në Aleancën Evropiane - ChallengeEU
- Banka Botërore prezanton raportin vjetor dhe diskuton me komunitetin akademik të UEJL-së
- Aleanca Franceze në Tetovë shënon 25-vjetorin në UEJL