Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL dhe Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi

Thellimi i bashkëpunimit me Universitetin, zgjerimi i aktiviteteve bashkëpunuese mes stafit akademik dhe punonjësve të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA-së), realizimi i projekteve të përbashkëta, si dhe vendosja e një ure komunikimi mes institucioneve, ishin disa nga pikat e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) dhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, që u nënshkrua sot (22 janar 2024), në Shkup nga Rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe ministri Azir Aliu.

Në kuadër të këtij Memorandumi, parashihet zhvillimin e kurrikulave te programeve studimore nga fusha e intelegjences artificiale, robotikës dhe automatizimit, si dhe trajnimeve konkrete te administrates publike ne fushen e menaxhimit publik dhe dixhitalizimit. Po ashtu parashihet edhe përfshirja e stafit akademik në debate publike në lidhje me propozim-ligjet për të fituar zgjidhjet më të mira ligjore sipas ekspertizës së tyre përkatëse, si dhe angazhimin si ekspertë në hartimin e zgjidhjeve ligjore dhe realizimin me sukses të të njëjtave, pjesëmarrjen e përbashkët dhe organizmin e seminareve, konferencave dhe aktiviteteve të tjera akademike.

Memorandumin e njëjtë e nënshkruan të gjitha universitetet publike në Maqedoninë e Veriut.

Google+