Redaktorë të Përmbledhjes së punimeve janë profesorët e njohur të ekonomisë: Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, Prof. Dr. Hyrije Abazi – Halili, Prof. Dr. Léo –Paul Dana, Prof. Dr. Veland Ramadani dhe dhe Prof. Dr. Andrea Caputo.
Kjo temë është zgjedhur pas një shqyrtimi të kujdesshëm, për të pasqyruar faktin se ka pasur ndryshime thelbësore si në karakterin ashtu edhe në dinamikën e zhvillimit ekonomik të vendeve në tranzicion jashtë BE-së, nga pandemia, lufta në Ukrainë, kriza energjetike deri në krizën inflatorike.
Tema e konferencës ishte “Rimëkëmbja Ekonomike, Konsolidimi dhe Rritja e Qëndrueshme: nga Kriza në Krizë, Diskutime dhe Perspektiva”, që u mbajt, më 12 maj 2023, në UEJL në Tetovë, në organizim të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, në të cilën morën pjesë 182 autorë nga 25 shtete.