Këtë e ka konfirmuar Instituti “Quacquarelli Symonds”- QS, i cili sot (10 korrik 2024), ka bërë publike listën e plotë të renditjes së universiteteve evropiane për vitin 2025, ndërsa nga Maqedonia e Veriut në këtë listë kanë arritur të renditen vetëm katër universitete.
Janë 684 institucione të arsimit sipëror që janë ranguar dhe universitet nga Maqedonia e Veriut gjinden në pozicionet nga 440-600 na nivel të gjithë kontinentit të Evropës.
Në rangimin rajonal të Universiteteve, ku në rajonin e universiteteve më të mira të Evropës Jugore, UEJL është renditur në vendin e 126, së bashku me Universitetin e Shtipit “Goce Dellçev”, Universiteti i Manastirit është renditur në vendin 137 dhe në vendin e 100 është Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”.
Bazuar në këtë rangim, Universiteti i Evropës Juglindore është renditur i pari në mesin e universiteteve me mësim në gjuhën shqipe në rajon, ku pas UEJL-së, rreth 20 vende më poshtë është renditur Universiteti i Tiranës.
Gjatë rangimit të universiteteve janë marrë për bazë nëntë kritere, edhe atë: reputacioni akademik, reputacioni nga punëdhënësit , proporcioni i staf/studentë, numri i publikimeve shkencore, numri i stafit ndërkombëtar të përfshirë në mësimdhënie, numri i studentëve ndërkombëtarë, rrjeti ndërkombëtar i hulumtimeve, ueb impakti dhe prania institucionale në internet dhe citimet e punimeve shkencore të stafit nga hulumtues të tjerë anembanë botës.
Universiteti i Evropës Juglindore ka pozitë të shkëlqyeshme gati në të gjitha rangimet e universiteve, si në nivel kontinental, rajonal, ashtu edhe në nivel shtetëror.
Linku i rangimit: https://www.topuniversities.
QS Rankings Europe 2025: UEJL universiteti më i mirë në rajon nga universitetet shqiptare dhe i dyti në Maqedoninë e Veriut
10 korrik 2024Universiteti i Evropës Juglindore është universiteti i dytë më i mirë i rekomanduar për të studiuar në Maqedoninë e Veriut për vitin akademik 2024-25 dhe universiteti më mirë, ose i pari i ranguar nga universitetet me mësim në gjuhën shqipe në rajon.
Më shumë lajme
- UEJL promovoi platformën vetanake të inteligjencës artificiale AI@SEEU
- Delegacioni i INOVA-s vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore dhe TechPark-un
- UEJL konfirmohet si universiteti më i vlerësuar nga Maqedonia e Veriut në Times Higher Education Impact Rankings 2025
- Fakulteti i Drejtësisë i UEJL-së në top tre skuadrat më të mira në Garat Mbarëkombëtare të Gjykimit të Simuluar në Tiranë
- Profesori amerikan Jim Lofton vizitoi UEJL-në
- UEJL merr pjesë në Konferencën e Parë Vjetore të Aleancës ChallengeEU në Poloni: "Bridging Regions – Connecting Universities"
- UEJL organizoi prezantim për mundësitë e karrierës në NATO