Gjatë takimit u theksua rëndësia e shkëmbimit të përvojave akademike ndërmjet dy institucioneve, si dhe krijimi i programeve të përbashkëta për studime dhe kërkim.
Në takim ishin të pranishëm edhe Eljan Hoxha,administrator dhe Artan Teri, nga Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Universitetin e Elbasanit,si dhe Bujar Sinani, udhëheqës i Zyrës ndërkombëtare të UEJL-së.
Ky takim u përmbyll me një zotim për të vazhduar dialogun dhe bashkëpunimin konkret, në funksion të ngritjes së cilësisë akademike dhe afrimit të institucioneve arsimore në rajon.
