Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

ChallengeEU: Fillimi i një kapitulli të ri!

Më 12 mars, nëntë universitete evropiane u bashkuan në Offenburg të Gjermanisë për të nënshkruar Marrëveshjen e Konsorciumit, duke nisur zyrtarisht Aleancën ChallengeEU. Kjo nismë synon të rrisë cilësinë dhe konkurrueshmërinë e arsimit të lartë evropian, të forcojë integrimin dhe të lehtësojë mobilitetin për studentët, stafin akademik dhe komunitetin shkencor. Projekti, pos objektivave tjera strategjike, theks të veçantë i kushton transformimit të universiteteve në komponentët e impaktit mbështetës të industrisë, aspekteve digjitale, mësimxenies me dije e shkathtësi të së nesërmes, që do t’i përgjigjen gjeneratës digjitale dhe tregut të transformuar të punës dhe shoqërisë në përgjithësi.

Një ndër universitetet kryesore në këtë aleancë është Universiteti i Evropës Juglindore. Me këtë rast, Rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti theksoi:

"Konteksti rajonal është koncept i veçantë dhe vendet me përmasa të vogla gjeografike mund të kenë ndikim dhe bashkëpunim përtej kufijve të tyre. Aktualisht, rreth 10-15% e studentëve vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndryshimet po ndodhin me ritme të shpejta edhe në rajonin tonë, por ekziston një hendek i theksuar midis njohurive teorike që mësohen dhe aftësive praktike që zbatohen në realitet."

Aleanca ChallengeEU përfshinë universitete nga Gjermania, Maqedonia e Veriut, Franca, Suedia, Portugalia, Polonia, Letonia, Spanja dhe Zvicra. Universitetet partnere do të krijojnë një kampus të përbashkët evropian për shkëmbim njohurish dhe zhvillim akademik.

Përmes kësaj aleance do të transformohet modeli tradicional i universiteteve, duke integruar një qasje inovative në mësimdhënie, kërkim dhe trajnim profesional. Po ashtu, synohet krijimi i një kampusi ndëruniversitar, promovimi i arsimit gjithëpërfshirës dhe zhvillimi i një ekosistemi të përbashkët inovativ.

Me mbi 83,000 studentë dhe 9,000 staf akademik, ChallengeEU synon të lidhë universitetet me sektorin publik dhe privat, duke siguruar që arsimi i lartë të jetë gati për sfidat e së ardhmes.

Google+