Në takim mori pjesë edhe Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Mbretërinë e Norvegjisë, Sh. T. Driton Kuçi dhe Këshilltarja për Marrëdhënie me Komunitetin dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare е UEJL-së, Prof. Dr. Besa Arifi.
Gjatë bisedës, Rektori Ibraimi dhe Ambasadorja Melsom theksuan rëndësinë e shkëmbimit të përvojave arsimore dhe realizimit të projekteve të përbashkëta që avancojnë cilësinë e kërkimit shkencor dhe edukimit.
Vizita e diplomates norvegjeze përkoi me punimet e Simpoziumit të Bibliotekistëve, një ngjarje madhore e organizuar nga Biblioteka Universitare "Maks van der Shtul" e UEJL-së në bashkëpunim me Asociacionin e Bibliotekave të Norvegjisë.
