Panairin e shpalli të hapur Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, i cili u uroi mirëseardhje përfaqësuesve të bizneseve pjesëmarrëse dhe theksoi rëndësinë strategjike të këtij aktiviteti për studentët dhe për vetë Universitetin.
“Ky Panair tejkalon dimensionin e një aktiviteti prezantues. Ai përfaqëson një platformë të rëndësishme komunikimi ndërmjet Universitetit dhe tregut të punës, ku potenciali i studentëve lidhet drejtpërdrejt me mundësitë reale për zhvillim profesional. Në vitin kur shënojmë 25-vjetorin e themelimit të Universitetit, kjo ngjarje merr një domethënie të veçantë, si dëshmi e angazhimit tonë të vazhdueshëm për të ndërtuar ura mes dijes dhe praktikës”, theksoi Rektori Ibraimi.
Udhëheqësja e Qendrës së Karrierës, Lumturije Memedi Sinani, shprehu mirënjohje për kompanitë pjesëmarrëse, duke vlerësuar bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm me Universitetin dhe kontributin në krijimin e mundësive për studentët.
Gjatë panairit, studentët patën mundësinë të ndjekin prezantime nga kompani të ndryshme, të realizojnë vizita në stendat e tyre, si dhe të krijojnë kontakte të drejtpërdrejta me punëdhënës potencialë. Një moment i veçantë ishte edhe sesioni informues për studentët me temë “Cracking the Job Market”, i realizuar në bashkëpunim me aleancën ChallengeEU, ku prezantues ishin përfaqësues të kompanive EVN, Coordea, ASK dhe M-House, ku u trajtuan këshilla praktike për hyrjen në tregun e punës.
Në përmbyllje të aktivitetit për të gjitha kompanitë pjesëmarrëse u ndanë certifikata mirënjohjeje për kontributin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme në fuqizimin e gjeneratave të reja të profesionistëve.
Panairi i Karrierës në UEJL vazhdon të mbetet një platformë e rëndësishme që promovon bashkëpunimin ndërmjet akademisë dhe industrisë, duke kontribuar në përgatitjen e studentëve për sfidat e tregut bashkëkohor të punës.
Në UEJL u mbajt Panairi i Karrierës 2026 – një urë lidhëse mes studentëve dhe tregut të punës
28 prill 2026Në organizim të Qendrës së Karrierës, sot në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) u mbajt Panairi i Karrierës 2026, një nga ngjarjet më të rëndësishme vjetore që synon të afrojë studentët me tregun e punës dhe të krijojë mundësi konkrete për zhvillim profesional.
Më shumë lajme
- Një program masteri, dy universitete, më shumë mundësi: UEJL prezanton programin e ri të Shkencave Kompjuterike
- Universiteti i Evropës Juglindore në Konferencën e Procesit të Berlinit në Podgoricë
- Delegacioni i UEJL-së merr pjesë në Forumin e EUA-së për Financimin e Universiteteve 2026 në Brno të Çekisë
- UEJL-ja mirëpret delegacionin e Universitetit të Warmia-s dhe Mazury-t për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të ChallengeEU dhe shkëmbimit akademik
- UEJL forcon rolin në Aleancën Evropiane - ChallengeEU
- Banka Botërore prezanton raportin vjetor dhe diskuton me komunitetin akademik të UEJL-së
- Aleanca Franceze në Tetovë shënon 25-vjetorin në UEJL