Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se nga data 26 deri më 31 gusht vijon afati i aplikimit për realizimin e të drejtës për ushqim të subvencionuar për vitin akademik 2026/2027.

Në thirrje duhet të paraqiten të gjithë studentët – si brucoshët (studentët e vitit të parë), ashtu edhe studentët e viteve më të larta – për ta realizuar të drejtën për shujtë të subvencionuar ushqimi nga 1 tetori i vitit 2026.
Thirrja me kushtet dhe mënyrën e aplikimit është e publikuar në linkun vijues:
Aplikimi realizohet në mënyrë elektronike përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk. Në thirrje mund të paraqiten të gjithë studentët e rregullt të regjistruar në ciklin e parë, përkatësisht në ciklin e dytë të studimeve, si dhe në studimet e integruara në universitetet publike dhe private në vend.
Aplikuesit duhet të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nuk duhet të kenë të ardhura mujore, në çfarëdo baze, më të larta se neto-paga në vitin vijues.
Gjatë parashtrimit të kërkesës, studentët në mënyrë të obligueshme duhet t’i bashkëngjisin edhe formularët:
• Fletë-paraqitje për përfitimin e të drejtës për ushqim të subvencionuar studentor;
• Deklaratë për saktësinë e të dhënave të shkruara në fletë-paraqitjen për përfitimin e të drejtës për ushqim të subvencionuar studentor.
MASH, sipas detyrës zyrtare, siguron të gjitha dëshmitë e tjera për përmbushjen e kushteve, të cilat i posedojnë MPB, DAP dhe shërbimet studentore në fakultete.
Çdo aplikues i cili ka nevojë për përkrahje të drejtpërdrejtë gjatë aplikimit mund të drejtohet në Sektorin për Standard të Nxënësve dhe Studentëve përmes kontaktit: subvencioniran.obrok@mon.gov.mk.
Mbështetja financiare në vlerë prej 140 denarësh është e destinuar për blerjen e ushqimit. Studenti mund ta përdorë atë nga e hëna deri të shtunën te personat juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqim. Kompensimi në para nuk është planifikuar të paguhet gjatë periudhës së pushimeve verore, nga 1 korriku deri më 1 tetor.
Për realizimin e pagesave për ushqimet e subvencionuara të studentëve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka lidhur marrëveshje me Sparkasse Banka AD Skopje. Prandaj, të gjithë studentët që do ta fitojnë këtë të drejtë (për të cilën MASH do t'i njoftojë në mënyrë elektronike) do të duhet të nënshkruajnë një marrëveshje me Sparkasse Banka për të hapur një llogari të veçantë, të lidhur me një kartelë të dedikuar pagese.
Duke filluar nga tetori, mundësia për të aplikuar për të drejtën e ushqimit të subvencionuar do të jetë e hapur në periudhën nga data 1 deri më 5 të çdo muaji të vitit akademik 2026/2027. Kjo vlen për paraqitjen e studentëve që nuk e kanë realizuar këtë të drejtë gjatë Thirrjes Publike ose e drejta e të cilëve ka pushuar për shkak të mos-përmbushjes së ndonjërit prej kritereve, në momentin kur ata t'i përmbushin sërish ato.
Google+