Shkolla verore është pjesë e Programit për Edukim Ekonomik të LAI-t dhe bashkon nxënës të shkollave të mesme nga e gjithë Maqedonia e Veriut, me qëllim ndërtimin e një kuptimi solid të parimeve themelore të ekonomisë dhe zbatimit të tyre në praktikë.
Gjatë gjithë javës, pjesëmarrësit marrin pjesë në ligjërata, punë në grupe, diskutime interaktive dhe prezantime, të mbajtura nga ekonomistë dhe akademikë të njohur, përfshirë Agron Çaushin, Hyrije Abazi Alilin, Viktorija Atanasovska Noveskin dhe Shenaj Haxhimustafën. Të gjitha sesionet zhvillohen në gjuhën angleze.
Shkolla Verore "Common Sense Economics" pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të UEJL-së dhe partneritetit me LAI-n për fuqizimin e edukimit ekonomik tek të rinjtë në Maqedoninë e Veriut.
Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
9 shtator 2026Këtë javë (7 deri më 11 shtator 2026), Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë është nikoqir i Shkollës Verore "Common Sense Economics", e organizuar nga Instituti Alternativa Liberale (LAI) në bashkëpunim me Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë të UEJL-së, me mbështetjen e Economic Fundamentals Initiative (SHBA).
Më shumë lajme
- Një program masteri, dy universitete, më shumë mundësi: UEJL prezanton programin e ri të Shkencave Kompjuterike
- Universiteti i Evropës Juglindore në Konferencën e Procesit të Berlinit në Podgoricë
- Delegacioni i UEJL-së merr pjesë në Forumin e EUA-së për Financimin e Universiteteve 2026 në Brno të Çekisë
- UEJL-ja mirëpret delegacionin e Universitetit të Warmia-s dhe Mazury-t për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të ChallengeEU dhe shkëmbimit akademik
- UEJL forcon rolin në Aleancën Evropiane - ChallengeEU
- Banka Botërore prezanton raportin vjetor dhe diskuton me komunitetin akademik të UEJL-së
- Aleanca Franceze në Tetovë shënon 25-vjetorin në UEJL