Titullin honoris causa për vitin 2010, UEJL do t’ia ndaj rektorit të parë të këtij universiteti akademik Alajdin Abazi.
Kështu ka vendosur Senati i Universitetit, në mbledhjen, të cilën e udhëhoqi rektori i ri në cilësinë e prorektorit Prof. dr. Zamir Dika, e cila u mbajt të mërkurën (23 qershor 2010), ku propozimi i bërë nga këshillat mësimore - shkencore të fakulteteve u miratua me aklamacion.
Titulli Honoris Causa, rektorit Alajdin Abazi, i jepet me motivacion për kontributin e veçantë të dhënë si rektor i UEJL, për reputacionin e krijuar kombëtar dhe ndërkombëtar të UEJL, për zhvillimin e arsimit të lartë të shqiptarëve në Maqedoni, si dhe për kontributin e veçantë në zhvillimin e mendimit shkencor në Maqedoni dhe me gjerë .
Propozimi për ndarjen e titullit honoris causa vjen nga Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë, Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore dhe është përkrahur nga të gjitha fakultetet tjera.