Ajo, prezantoi punimin shkencor “Çështjet e pazgjidhura që pengojnë integrimet euro-atlantike: rasti i Ballkanit Perëndimor” me bashkautor Fatmir Arifin. Ky punim ishte një nga 25 punimet e zgjedhura në një konkurrence prej 108 punimesh të dorëzuara. Në konferencë merrnin pjesë personalitete të njohura të botës akademike dhe politike : Prof. James Pettifer, Akademia e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe, Dr. Konrad Clewing nga Instituti për Studime të Evropës Juglindore, Regensburg, Gjermani, Dr. Finn Laursen, Universiteti Dalhousie, Kanada, Paskal Milo, Skënder Hyseni, si dhe pjesëmarrës të tjerë nga rajoni e më gjerë. Punimet shkencore, do të botohen në Western Balkans Policy Review nga Cambridge Journals.