Të mërkurën (15 dhjetor 2010), në prezencën e rektorit të UEJL-së, Prof. dr. Zamir Dika, këshilltarit për bashkëpunim dhe veprim kulturor pranë Ambasadës së Francës në Shkup, Zhan-Iv Lavoar, drejtorit të Aleancës Franceze të Tetovës, Pol Shambri, drejtorit të Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare në UEJL, Luan Eshtrefi dhe kryetarit të Aleancës Franceze të Tetovës, Faton Sherifi, Universiteti i Evropës Juglindore nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Aleancën Franceze të Tetovës.
Në bazë të memorandumit të nënshkruar, provimet për marrjen e diplomave për njohjen e gjuhës frënge DELF dhe DALF të cilat jepen nga Ministria Franceze e Arsimit do të organizohen nga Aleanca Franceze e Tetovës dhe do të mbahen në Universitetin e Evropës Juglindore.
UEJL dhe Aleanca Franceze në Tetovë nënshkruan memorandum bashkëpunimi
15 dhjetor 2010Më shumë lajme
- Një program masteri, dy universitete, më shumë mundësi: UEJL prezanton programin e ri të Shkencave Kompjuterike
- Universiteti i Evropës Juglindore në Konferencën e Procesit të Berlinit në Podgoricë
- Delegacioni i UEJL-së merr pjesë në Forumin e EUA-së për Financimin e Universiteteve 2026 në Brno të Çekisë
- UEJL-ja mirëpret delegacionin e Universitetit të Warmia-s dhe Mazury-t për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të ChallengeEU dhe shkëmbimit akademik
- UEJL forcon rolin në Aleancën Evropiane - ChallengeEU
- Banka Botërore prezanton raportin vjetor dhe diskuton me komunitetin akademik të UEJL-së
- Aleanca Franceze në Tetovë shënon 25-vjetorin në UEJL