Rektori i UEJL, akademik Alajdin Abazi dhe kryetari i Bordit, Dr. Denis Farington ndoqën Konventën e pestë të Institucioneve Evropiane të Arsimit
27 mars 2009Rektori i UEJL, akademik Alajdin Abazi dhe kryetari i Bordit, Dr. Denis Farington ndoqën Konventën e pestë të Institucioneve Evropiane të Arsimit të Lartë (EUA), që u mbajt në Pragë, nga 18-21 marsi 2009, me temë “Ballafaqimi me sfidat globale: Strategjitë evropiane për universitetet e Evropës". Në këtë konventë, poashtu ishin të pranishëm edhe rektori i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi" - Shkup;
rektori i Universitetit “Shën Kliment Ohridski”-Manastir dhe prorektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës. Diskutimet ishin të fokusuara në katër tema: (I) universiteti si një institucion gjithëpërfshirës dhe përgjegjës, (II) universitetet si institucione kërkimore, (III) qeverisja dhe menaxhimi i institucioneve komplekse - sfidat e reja në arsimin e lartë: ndikimi dhe përgjigja e institucionit, (IV) shpërndarja globale – Ndërveprimi i Evropës me botën dhe më gjerë. Në takimin me përfaqësuesit e universiteteve nga Maqedonia, të udhëhequr nga rektori i Universitetit “Shën Kliment Ohridski” të Manastirit, në cilësinë e kryetarit të Konferencës së rektorëve, ky i fundit i dërgoi një protestë formale me shkrim EUA-së për përdorimin e shkurtesës “FYROM” në materialet e Konventës në vend të emrit kushtetues të R Maqedonisë. Pritet një përgjigje zyrtare nga Bordi i EUA dhe se e njëjta kur do të pranohet edhe do të publikohet.
Më shumë lajme
- Në UEJL u promovua projekti ndërkufitar “Green Schools Initiative”
- Delegacioni i Universitetit të Shkencave të Aplikuara dhe Arteve të Zvicrës Veriperëndimore (FHNW) e vizitoi UEJL-në
- UEJL renditet i treti në Maqedoninë e Veriut sipas ndikimit shkencor
- Nënshkruhet Memorandum Trepalësh për Ekonomi Qarkulluese – UEJL, Komuna e Tetovës dhe Saubermacher forcojnë bashkëpunimin për mjedisin
- Inovacioni, Ndërmarrësia dhe Konkurrueshmëria Digjitale në fokus të ISCBE 2026 në Valenci
- UEJL shkëlqen në Tiranë: Fakulteti i Drejtësisë rrëmben vendin e tretë në “University Law Competition 2026”
- UEJL në Samitin Evropian EDIH 2026 në Bruksel