Më 6 shtator 2011 (e martë), nga ora 10.00-18.00, Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), i fton të gjithë të interesuarit, të cilët dëshirojnë të kontribuojnë me tekste dhe përmbajtje universitare (në gjuhën shqipe dhe maqedonase), në Enciklopedinë e hapur WIKIPEDIA, të vijnë në kampuset e këtij universiteti në ne Tetovë (Biblioteka “ Maks va nder Shtul”) dhe Shkup (përballë Ambasadës së Italisë)
"Dita e kontributeve në Wikipedia" në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë dhe Shkup
2 shtator 2011Më 6 shtator 2011 (e martë), nga ora 10.00-18.00, Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), i fton të gjithë të interesuarit, të cilët dëshirojnë të kontribuojnë me tekste dhe përmbajtje universitare (në gjuhën shqipe dhe maqedonase), në Enciklopedinë e hapur WIKIPEDIA, të vijnë në kampuset e këtij universiteti në ne Tetovë (Biblioteka “ Maks va nder Shtul”) dhe Shkup (përballë Ambasadës së Italisë)
Të gjithë kontribuesit, të cilët do të vijnë brenda kësaj kohe do ta kenë përkrahjen nga stafi i brendshëm i universitetit dhe do të kenë në disponim libra dhe materiale të ndryshme, si dhe mundësi për konsultime e ndihmë nga profesorë eminentë të këtij universiteti, të cilët edhe do të ndihmojnë dhe kontrollojnë përmbajtjet dhe tekstet.
Në fund të ditës do te numërohen artikujt që janë shkruar dhe kontributi konkret në këtë Enciklopedi.
Të gjithë ata që do të regjistrojnë përmbajtje në laboratorët kompjuterikë, do të marrin nga një certifikatë dhe një dhuratë nga Universiteti i Evropës Juglindore.
Më shumë lajme
- Një program masteri, dy universitete, më shumë mundësi: UEJL prezanton programin e ri të Shkencave Kompjuterike
- Universiteti i Evropës Juglindore në Konferencën e Procesit të Berlinit në Podgoricë
- Delegacioni i UEJL-së merr pjesë në Forumin e EUA-së për Financimin e Universiteteve 2026 në Brno të Çekisë
- UEJL-ja mirëpret delegacionin e Universitetit të Warmia-s dhe Mazury-t për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të ChallengeEU dhe shkëmbimit akademik
- UEJL forcon rolin në Aleancën Evropiane - ChallengeEU
- Banka Botërore prezanton raportin vjetor dhe diskuton me komunitetin akademik të UEJL-së
- Aleanca Franceze në Tetovë shënon 25-vjetorin në UEJL