Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Komisari i lartë i OSBE-së, Knut Volebek mbajti ligjëratë për studentët e Universitetit të Evropës Juglindore

"Ndërtimi i shtetit shumetnik: Sfidat pas Marrëveshjes së Ohrit”, ishte tema e ligjëratës për studentët e Universitetit të vropës Juglindore (UEJL), që e mbajti sot (21 tetor 2011), komisari i lartë i OSBE-së, ambasadori Knut Volebek (Knut Vollebaek).

Është kënaqësi për mua që gjendem sërish në Universitetin e Evropës Juglindore. Kanë kaluar gati 10 vite që kur ky universitet i hapi dyert në kërkim të një përpjekjeje inovative të ofrimit të standardeve të larta akademike për të gjithë studentët, tha komisari i lartë Volebek.

“Pjesa më e madhe e studentëvedhe ju që jeni këtu, së shpejti do të bëheni pjesë e elitës së këtij vendi. Si qytetarë të arsimuar ju do të keni një detyrë për të siguruar të ardhmen e vendit, stabilitetin e demokracinë në vend”, tha mes tjerash ambasadori Volebek.

Prorektori për hulumtim i UEJL-së, Prof. dr. Blerim Reka, tha se Marrëveshjen e Ohrit nuk duhet kuptuar vetëm si çështje numrash, por si bazë për përparimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe stabilitetin e vendit.

Profesorja e Universitetit Shën Qirili nga Shkupi , Dobrinka Taskovska tha se aktualisht në Maqedoni më shumë debatohet për çështje ndëretnike e shumë më pak debatohet për dallimet kulturore. Unë, tha ajo, jam euro -fanatike dhe besoj në vlerat dhe ardhmërinë evropiane të Maqedonisë.

Ish-ambasadori i Maqedonisë në OSBE, Arsim Zekolli, tha se nuk duhet të përgjithësohen gjërat dhe se duhet të fokusohemi në individualitetin e secilit.

Ligjërata u mbyll me pyetjet, të cilat të pranishmit dhe studentët ia bënë ambasadorit Volebek.

Google+