Nga data 26-29 Shtator 2012, një delegacion nga Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike i Universitetit të Evropës Juglindore në përbërje: Prof. Dr. Elena Andreevska, dekane, Doc. Dr. Veli Kreci, prodekan dhe Doc. Dr. Memet Memeti qëndroi për një vizitë zyrtare në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Lubjanës. Gjatë bisedave u shqyrtuan mundësitë për fuqizimin e bashkëpunimit institucional, me ç’rast Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike nënshkroi marrëveshje bilaterale ERASMUS për lëvizshmërinë (mobilitetin) e 5 ligjëruesve dhe 2 studentëve për vitet akademike 2012-2014. Gjithashtu, u vendos që të formohet një grup i përbashkët pune për përgatitjen e programeve të përbashkëta (Joint), në ciklin e parë dhe të dytë që do të ofrohen nga viti ardhshëm akademik.
UEJL dhe Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Lubjanës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi
3 tetor 2012UEJL dhe Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Lubjanës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi
Më shumë lajme
- Një program masteri, dy universitete, më shumë mundësi: UEJL prezanton programin e ri të Shkencave Kompjuterike
- Universiteti i Evropës Juglindore në Konferencën e Procesit të Berlinit në Podgoricë
- Delegacioni i UEJL-së merr pjesë në Forumin e EUA-së për Financimin e Universiteteve 2026 në Brno të Çekisë
- UEJL-ja mirëpret delegacionin e Universitetit të Warmia-s dhe Mazury-t për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të ChallengeEU dhe shkëmbimit akademik
- UEJL forcon rolin në Aleancën Evropiane - ChallengeEU
- Banka Botërore prezanton raportin vjetor dhe diskuton me komunitetin akademik të UEJL-së
- Aleanca Franceze në Tetovë shënon 25-vjetorin në UEJL