Në këtë Konferencë Ndërkombëtare, mjaft të rëndësishme për gjuhësinë në përgjithësi, me theks të posaçëm për Albanologjinë, ishin morën pjesë edhe profesorët e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), Prof. dr. Hamit Xhaferi, me kumtesën "Vështrimet studimore të Agnia
Desnickajës mbi eposin shqiptar, shikuar nga pikëpamja gjuhësore dhe letrare", Prof .dr. Vebi Bexheti, me kumtesën "Poetika e disa figurave më të trajtuara në
poezinë e sotme shqipe", Prof.dr. Gëzim Xhaferi "Der Stellenwert der albanischen Sprache im Verhältnis zu anderen Sprachen in der Republik Mazedonien".
Duhet theksuar se në këtë Konferencë kanë marë pjesë edhe emra të njohur të Albanologjisë, si: Akademik Kolec Topalli, Akademik Floresha Dado, Mark A. Gabinski, Alvina B. Zhugra, Emil Lafe, Robert Elsie, G. D. Nehring, Remzi Përnaska, Irena Sawicka, Dhurata Shehri, Agron Xhagolli, Alekxander Rusakov, Tomorr Plangarica, Thoma Dhima, Bardhyl Demiraj, Fatima Eoleva, A. Karasinski, M. S. Morozova etj.
Në Sankt Peterburg përkujtuohet figura e albanologes së njohur Agnia Vasilevna Desnickaya
29 tetor 2012Kohë më parë (më 26 – 30 shtator 2012), në Sankt Peterburg të Rusisë, u mbajt Konferenca shkencore ndërkombëtare, kushtuar 100-vjetorit të albanologes së shquar ruse, Agnia Vasilevna Desnickaya.
Më shumë lajme
- UEJL promovoi platformën vetanake të inteligjencës artificiale AI@SEEU
- Delegacioni i INOVA-s vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore dhe TechPark-un
- UEJL konfirmohet si universiteti më i vlerësuar nga Maqedonia e Veriut në Times Higher Education Impact Rankings 2025
- Fakulteti i Drejtësisë i UEJL-së në top tre skuadrat më të mira në Garat Mbarëkombëtare të Gjykimit të Simuluar në Tiranë
- Profesori amerikan Jim Lofton vizitoi UEJL-në
- UEJL merr pjesë në Konferencën e Parë Vjetore të Aleancës ChallengeEU në Poloni: "Bridging Regions – Connecting Universities"
- UEJL organizoi prezantim për mundësitë e karrierës në NATO