Mysafirin e tij, nikoqiri i universitetit, rektori Prof. Dr. Zamir Dika e njohu me rrjedhën e arsimit sipëror në Maqedoni,veçmas me procesin akademik dhe hulumtues ne UEJL, duke vendosur theksin mbi përkushtimin që bën ky universitet për të nxjerrë kuadro të aftësuar për tregun global të punës. Ai, e njohu deputetin turk edhe për bashkëpunimin me universitete prestigjioze turke dhe me akreditimin e shtetit turk për pranimin e diplomave të UEJL-së.
"Ne kemi dhe jemi të interesuar për studentë të mirë nga Turqia, nga fakti se ne jemi universitet i premisave evropiane dhe amerikane", tha Rektori Dika.
"Keni një kampus të mrekullueshëm dhe për kushtet qe keni kjo do të jete impresionuese për studentët nga Turqia dhe sikur të me pyesnin mua, atëherë unë do t'ua sugjeroja pikërisht këtë universitet. Unë normalisht që do të loboja për këtë universitet, që të vijnë e të studiojnë në këtë universitet studentët turq", tha deputeti Turkan.
Në UEJL qëndroi deputeti i Parlamentit te Turqise, Lutfi Turkan
26 shkurt 2013Deputeti turk vizitën e tij e realizoi të martën (26.02.2013), ku Realizoi takime me menaxhmentin e Universitetit.
Më shumë lajme
- Një program masteri, dy universitete, më shumë mundësi: UEJL prezanton programin e ri të Shkencave Kompjuterike
- Universiteti i Evropës Juglindore në Konferencën e Procesit të Berlinit në Podgoricë
- Delegacioni i UEJL-së merr pjesë në Forumin e EUA-së për Financimin e Universiteteve 2026 në Brno të Çekisë
- UEJL-ja mirëpret delegacionin e Universitetit të Warmia-s dhe Mazury-t për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të ChallengeEU dhe shkëmbimit akademik
- UEJL forcon rolin në Aleancën Evropiane - ChallengeEU
- Banka Botërore prezanton raportin vjetor dhe diskuton me komunitetin akademik të UEJL-së
- Aleanca Franceze në Tetovë shënon 25-vjetorin në UEJL