Më 8 prill 2013, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare e Romëve, këshilltari Rektorit, Demush Bajrami, u takua me përfaqësues të studentëve të kësaj bashkësie etnike që studiojnë UEJL, për t’i uruar ata për këtë ngjarje tepër të rëndësishme të të gjithë romëve. Me këtë rast, D. Bajrami tha se Unievsriteti i Evropës Juglindore gjithnjë ka respektuar dhe do të vazhdojë të respektojë diversitetin duke ofruar një përmbajtje më të plotë rreth kulturës dhe identitetit rom. “Ne, jemi në kërkim të vazhdueshëm të hapësirës për lehtëswimin financiar të studentëve romë, të vetëdijshëm se kjo do të reflektojë dukshëm në përmirësimin e aspektit të gjendjes sociale, ekonomike, kulturore dhe institucionale të bashkësisë rome”, tha ai.
Takim me studentët romë me rastin e Ditës së romëve
10 prill 2013Takim me studentët romë me rastin e Ditës së romëve
Më shumë lajme
- Një program masteri, dy universitete, më shumë mundësi: UEJL prezanton programin e ri të Shkencave Kompjuterike
- Universiteti i Evropës Juglindore në Konferencën e Procesit të Berlinit në Podgoricë
- Delegacioni i UEJL-së merr pjesë në Forumin e EUA-së për Financimin e Universiteteve 2026 në Brno të Çekisë
- UEJL-ja mirëpret delegacionin e Universitetit të Warmia-s dhe Mazury-t për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të ChallengeEU dhe shkëmbimit akademik
- UEJL forcon rolin në Aleancën Evropiane - ChallengeEU
- Banka Botërore prezanton raportin vjetor dhe diskuton me komunitetin akademik të UEJL-së
- Aleanca Franceze në Tetovë shënon 25-vjetorin në UEJL