Në Tetovë, me studentët e degës së Komunikimit Ndërkombëtar ligjëratë mbajti Prof. Dr. Veton Latifi, i cili foli për rëndësinë e integrimeve evropiane dhe reformën e vendeve të rajonit që aspirojnë integrimet evropiane. Ndërkaq këshilltari i rektorit, Demush Bajrami, në kampusin në Shkup, me studentët e degës së Komunikimit u ndal në komunikimin politik në Maqedoni, duke e vendosur theksin në sfidën e integrimeve evropiane të Maqedonisë dhe përgjithësisht në Ballkanin Perëndimor. Me këtë rast, veçoi shembullin e Kroacisë, i cili mund të ndiqet nga Maqedonia për tu bërë anëtare e BE-së.
Në UEJL u shënua Dita e Evropës
9 maj 2013Të enjten (9 maj 2013) në kampuset e UEJL-së në Tetovë dhe Shkup, nëpërmjet ligjëratave enkas për këtë ditë u shënua Dita e Evropës.
Më shumë lajme
- Një program masteri, dy universitete, më shumë mundësi: UEJL prezanton programin e ri të Shkencave Kompjuterike
- Universiteti i Evropës Juglindore në Konferencën e Procesit të Berlinit në Podgoricë
- Delegacioni i UEJL-së merr pjesë në Forumin e EUA-së për Financimin e Universiteteve 2026 në Brno të Çekisë
- UEJL-ja mirëpret delegacionin e Universitetit të Warmia-s dhe Mazury-t për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të ChallengeEU dhe shkëmbimit akademik
- UEJL forcon rolin në Aleancën Evropiane - ChallengeEU
- Banka Botërore prezanton raportin vjetor dhe diskuton me komunitetin akademik të UEJL-së
- Aleanca Franceze në Tetovë shënon 25-vjetorin në UEJL