Nëpërmjet këtij projekti të rinjtë prej moshës 18-28 vjeçare, do të kenë mundësinë të pajisen me njohuri teorike dhe praktike që kanë të bëjnë me shkathtësitë për komunikim verbal, jo verbal dhe me shkrim, aftësimin për inkuadrim më të lehtë në mjedisin e ri të punës, përgatitjen cilësore të biografisë, sjelljes gjatë intervistës për punë, fitimin e aftësive menaxheriale dhe njoftim me përmbajtjen dhe teknikat e hartimit të planit të biznesit. Ligjërues nga Universiteti i Evropës Juglindore do të jenë Doc. Dr. Veland Ramadani dhe Doc. Dr. Gadaf Rexhepi, ndërsa përfaqësues nga sektori i biznesit, do të jenë z. Muharem Murtezani, pronar i kompanisë Alma-M, dhe z. Xhemail Dauti, pronar i kompanisë Dauti-Komerc, të cilët janë edhe steikholderë të rëndësishëm të universitetit tonë.
Trajnim për përkrahjen e punësimit të të rinjve
27 maj 2013Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Universitetin e Evropës Juglindore dhe sektorin e biznesit në periudhën 27-30 maj 2013, në hapësirat e UEJL-Shkup, do të realizojë projektin e titulluar “Trajnimi për përkrahjen e punësimit të të rinjve”.
Më shumë lajme
- Një program masteri, dy universitete, më shumë mundësi: UEJL prezanton programin e ri të Shkencave Kompjuterike
- Universiteti i Evropës Juglindore në Konferencën e Procesit të Berlinit në Podgoricë
- Delegacioni i UEJL-së merr pjesë në Forumin e EUA-së për Financimin e Universiteteve 2026 në Brno të Çekisë
- UEJL-ja mirëpret delegacionin e Universitetit të Warmia-s dhe Mazury-t për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të ChallengeEU dhe shkëmbimit akademik
- UEJL forcon rolin në Aleancën Evropiane - ChallengeEU
- Banka Botërore prezanton raportin vjetor dhe diskuton me komunitetin akademik të UEJL-së
- Aleanca Franceze në Tetovë shënon 25-vjetorin në UEJL