Marrëveshja, poashtu ka për qëllim të nxisë shkëmbimin e stafit akademik, studentëve në studimet deridiplomike dhe pasdiplomike, të nxisë vendosjen e bashkëpunimit shkencor në fushat e interesave reciproke etj. Gjithashtu, marrëveshja në fjalë ngërthen në vete edhe shkëmbimin e botimeve, materialeve e publikimeve në fushën e kërkimeve shkencore, eksperiencat e përbashkëta në zhvillimin e metodave dhe teknikave më të mira mësimore, organizimin e simpoziumeve të përbashkëta, takimet e punës dhe konferencat e ndryshme. E gjithë kjo në vihet në funksion të mundësive dhe interesave reciproke, me programe kërkimore dhe projekte të përbashkëta.
Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet UEJL dhe Universitetit Politeknik të Tiranës
19 prill 2009
Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti Politeknik i Tiranës, nënshkruan të hënën (13 prill 2009) një marrëveshje bashkëpunimi.
Marrëveshja u nënshkrua në UEJL, nga rektori i këtij Universiteti, akademik Alajdin Abazi dhe rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, prof. dr. Jorgaq Kaçani.
“Qëllimi i marrëveshjes është vendosja e bashkëpunimit në sferën e shkencës dhe arsimit midis UEJL dhe Universitetit Politeknik të Tiranës”, tha me këtë rast rektori i UEJL, akademik Alajdin Abazi.
Më shumë lajme
- Një program masteri, dy universitete, më shumë mundësi: UEJL prezanton programin e ri të Shkencave Kompjuterike
- Universiteti i Evropës Juglindore në Konferencën e Procesit të Berlinit në Podgoricë
- Delegacioni i UEJL-së merr pjesë në Forumin e EUA-së për Financimin e Universiteteve 2026 në Brno të Çekisë
- UEJL-ja mirëpret delegacionin e Universitetit të Warmia-s dhe Mazury-t për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të ChallengeEU dhe shkëmbimit akademik
- UEJL forcon rolin në Aleancën Evropiane - ChallengeEU
- Banka Botërore prezanton raportin vjetor dhe diskuton me komunitetin akademik të UEJL-së
- Aleanca Franceze në Tetovë shënon 25-vjetorin në UEJL