Lajmet e fundit
-
Fakulteti i Shkencave Teknologjike Bashkëkohore partner i projektit SMART4ALL - digjitalizimin e gjithçka
18 shkurt 2020Përfaqësues të Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore të Universitetit të Evropës Juglindore, gjatë javës së fundit morën pjesë në takimin e parë informues, si partner të projektit SMART4ALL, në Patra të Greqisë, ku nikoqir ishte Universiteti i Peloponezit.
-
Agron Demiri zëri i çdo studenti në UEJL
7 shkurt 2020Agron Demiri, është studenti i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, i cili mori besimin të udhëheq me organizatën e studentëve të Universitetit të Evropës Juglindore, Parlamenti dhe Asociacioni Studentor, pas zgjedhjeve të fundit studentore.
-
Zekije Azizi dhe Shpresa Izairi magjistrante të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë në UEJL fituese të dy vendeve të para në Konkursin vjetor të Komisionit të letrave me Vlerë për studiues të rinj
4 shkurt 2020Zekije Azizi, magjistrante në Universitetin e Evropës Juglindore është fituese e çmimit të parë në Konkursin vjetor të Komisionit të Letrave me Vlerë për studiues të rinj, për punimin më të mirë nga sfera e tregut të kapitalit me temë: “Analiza e modeleve të falimentimit për kompanitë afariste të listuara në Bursën e Maqedonisë”.
-
Agron Demiri zgjidhet kryetar i ri i Parlamentit Studentor të UEJL-së
28 janar 2020Anëtarët e Parlamentit Studentor, në mbledhjen e mbajtur të hënën (27 janar 2020), në UEJL Tetovë, votuan që Agron Demri, të jetë kryetar i ri dhe Bujar Sopa nënkryetar i këtij asociacioni.
-
U mbajt debati publik për digjitalizimin e shërbimeve publike
28 janar 2020Në kuadër të debatit publik për “Digjitalizimi i shërbimeve publike”, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, të hënën (më 27 janar 2020), në Universitetin e Evropës Juglindore e prezantoi projektin “Me një klikim, tek të gjitha shërbimet tuaja”.
-
Mbahet edicioni i njëmbëdhjetë i trajnimit të stafit - Rektori Bexheti: Bashkëpunimi sinergjik ndëruniversitar model për tu përballur me sfidat
23 janar 2020“Cilësia mbi të gjitha” është tema e edicionit të 11 të trajnimit tradicional të stafit, që po mbahet nga 22-24 janar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
-
Brifing i rektorit Bexheti me gazetarët: UEJL shënoi rritje në numrin e studentëve dhe në shkallën e punësimit
27 dhjetor 2019“Përkundër gjithë sfidave, Universiteti i Evropës Juglindore po e mbyll vitin me sukses në dy aspekte të rëndësishme të funksionimit të tij: E para se këtë vit shënoi rritje prej 15% të numrit të studentëve të regjistruar në studimetderi diplomike dhe e dyta shkalla e punësimit e të diplomuarve në vitin e par pas diplomimit ka arritur në mbi 70%”, tha në brifingun me gazetarë, që u mbajt sot (27 dhjetor 2019), rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.
-
Rektori Bexheti e takoi ambasadorin slloven Jazbec
26 dhjetor 2019Në Universitetin e Evropës Juglindore, sot (26 dhjetor 2019), rektori Akad. Prof. Dr. Adylmenaf Bexheti, e takoi ambasadorin slloven në Maqedoninë e Veriut, Sh.T. Millan Jazbec.
-
Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik prezantoi thirrjen e tyre të re publike për grante të bashkëfinancuara
25 dhjetor 2019Sot, në kampusin e UEJL-së në Tetovë, Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik - FIZhT, prezantoi thirrjen e tyre të re publike për grante të bashkëfinancuara, të dizajnuara posaçërisht për ndërmarrjet e reja të formuara startup dhe spinoff.
-
Ligjëratë për inteligjencën artificiale
24 dhjetor 2019Mentar Mahmuti, hulumtues i inteligjencës artificiale në kompaninë Audi AG, sot (24 dhjetor 2019), për studentët e Universitetit të Evropës Juglindore, mbajti ligjëratë me temë: “Inteligjenca Artificiale: A është parashikimi i fundit i njerëzimit?”.
-
UEJL u vizitua nga auditorët e jashtëm të firmës ndërkombëtare SGS
24 dhjetor 2019Me datë 17 dhjetor 2019, UEJL u vizitua nga auditorët e jashtëm të firmës konsultative ndërkombëtare - SGS, për të verifikuar mbarëvajtjen e proceseve dhe procedurave sipas standardit ndërkombëtar ISO brenda Universitetit.
-
Takim zyrtar i rektorit Bexheti dhe kryetarit të Bërvenicës Enver Pajaziti
19 dhjetor 2019Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Adylmenaf Bexheti i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore, Prof. Dr. Memet Memeti, sot (19 dhjetor 2019), priti në një takim zyrtar kryetarin e Komunës së Bërvenicës, z. Enver Pajaziti.
-
Kompania globale “Siemens” e përzgjodhi alumnin e UEJL-së Blerton Zejneli-n
18 dhjetor 2019Blerton Zejneli, është alumni i UEJL-së, i cili është përzgjedhur nga kompania globale “Siemens” (e renditur në 500 kompanitë më të njohura globale) për të punuar si student bashkëpunëtor në departamentin e Marketingut të njësisë operative Industritë Digjitale. Ai ka përfunduar studimet në drejtimin Sistemet Informative dhe Menaxhment, që ofrohet si program i përbashkët i Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë të UEJL-së dhe London School of Economics nga Londra. Në përfundim të studimeve në UEJL, Blertoni është përzgjedhur në mesin e studentëve më të mirë të gjeneratës së tij. Në kompaninë Siemens është përzgjedhur nga stafi i departamentit të marketingut të Industrive Digjitale, pas një procesi transparent dhe shumë konkurues të përzgjedhjes ku kanë marrë pjesë studentë nga universitete të ndryshme.
-
Përfaqësuesit e OJQ-së “World Chicago”, SHBA e vizituan UEJL-në
18 dhjetor 2019Një delegacion i OJQ-së “World Chikago”, nga SHBA, i udhëhequr nga kryetarja Peggy Parfenoff, të martën (17 dhjetor 2019), e vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore. Përfaqësuesit e OJQ-së amerikane i priti prorektorja për Hulumtim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Besa Arifi. Ajo, në emër të rektorit Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti i falënderoi mysafirët për interesimin për tu njoftuar me veprimtarinë e UEJL-së. Në vijim prorekotrja e prezantoi historikun e Universitetit, themelimin dhe nevojën e ekzistimit të tij si dhe misionin dhe strategjinë e tij.
-
Vizitë e ambasadorit francez Kristian Timonie në UEJL
17 dhjetor 2019“Politika e jashtme e Francës”, ishte tema e ligjëratës, që ambasadori i Francës në Maqedoninë e Veriut Kristian Timonie (Christian Thimonier), e mbajti sot (17 dhjetor 2019), para studentëve të Universitetit të Evropës Juglindore, të cilët e ndjekin Gjuha Frënge, si lëndë zgjedhore.
-
Vizitë studimore në Regjistrin Qendror - Shkup
17 dhjetor 2019Studentët e vitit të tretë të Fakultetit Juridik, të hënën patën rastin që në kuadër të lëndës - E Drejta Tregtare, bashkë me asistentin Fuad Jonuzi ta vizitojnë Regjistrin Qendror në Shkup.
-
Studentët e Fakultetit të biznesit dhe ekonomisë UEJL Shkup, në mësim klinik në Bankën popullore të RMV
16 dhjetor 2019Studentët e viti i dytë të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë (FBE) në UEJL - Shkup, në suaza të lëndës së Makroekonomi nën udhëheqjen e Prof. Dr. Jeton Mazllami, të premten (13 dhjetor 2019), realizuan mësimin klinik në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut (BPRM).
-
Në kuadër të programit për mësim klinik studentët e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë vizituan Shparkase Bank
13 dhjetor 2019Të premten, 13 dhjetor 2019, studentët e Fakultetit te Biznesit dhe Ekonomisë, vizituan Shparkase Bank (Sparkasse Bank), dega në Tetovë, në kuadër të programit për mësim klinik, lënda Principles of Banking and Finance, programi në anglisht.
-
Studentët e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë e vizituan Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Bursën e Republikës së Maqedonisë së Veriut
13 dhjetor 2019Të martën më 10 dhjetor 2019, një grup i studentëve të studimeve deridiplomike të drejtimit Financa dhe kontabilitet, si dhe të masterit, të drejtimit Financa për menaxher të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë (FBE), nën udhëheqjen e Prof. Dr. Jeton Mazllami e vizituan Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Bursën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
-
Ligjëratë e ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi për studentët e vendit dhe ndërkombëtar
13 dhjetor 2019Në kuadër të programit për mësim klinik në studimet master, në lëndën Ekonomia Menaxheriale, programi në gjuhën angleze për studentët e vendit dhe ndërkombëtar ishte i ftuar ministri i Ekonomisë se Republikës se Maqedonisë së Veriut, z. Kreshnik Bekteshi.