Lajmet e fundit
-
Mbahet tribuna për përkrahjen e ideve të biznesit nga biznes engjëjt
27 shkurt 2019“Bëhuni Biznes Engjëll – përkrahni ide të suksesshme të biznesit”, ishte tema e tribunes, që sot (27.02.2019), u mbajt në UEJL-Shkup, në organizim të CEED Macedonia dhe Universitetit të Evropës Juglindore, me përkrahje të Ministrisë së Ekonomisë e Maqedonisë dhe Programi Zviceran për Ndërmarrësi – SwissEP.
-
Ligjeratë e hapur për kreativitetin dhe inovacionin
22 shkurt 2019Në Universitetin e Evropës Juglindore, dje (21.02.2019), në organizim të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë dhe Gjimnazit të Tetovës, u mbajt ligjërata e hapur, me temë “Kreativiteti dhe Inovacioni".
-
Rektori Bexheti mori pjesë në konferencën e universiteteve publike shqiptare në Prishitinë
21 shkurt 2019Në kuadër të shënimit të përvjetorit të 49-të të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, fundjavën e kaluar në Prishtinë u mbajt Konferencë njëditore, ku merrnin pjesë përfaqësues të të gjitha universiteteve publike shqiptare nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore.
-
UEJL dhe NP “Higjiena komunale” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi
20 shkurt 2019Sot (20 shkurt 2019), në hapësirat e UEJL-Shkup u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi në mes Universitetit të Evropës Juglindore dhe NP “Higjiena komunale” – Shkup, e cila drejtohet nga alumni i UEJL-së, z. Abdusamed Shabani.
-
Telegram ngushëllimi
14 shkurt 2019Universiteti i Evropës Juglindore u shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik, të ndodhur dje në autostradën Shkup-Tetovë.
-
Ambasadori Bejli e vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore
8 shkurt 2019Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Xhes Bejli, të premten (8 shkurt), qëndroi për vizitë në Universitetin e Evropës Juglindore dhe zhvilloi takim me rektorin Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe prorektoren për hulumtime dhe marrëdhënie ndërkombëtare, Prof. Dr. Besa Arifi.
-
Thellohet bashkëpunimi i UEJL-së me Universitetin e Indianës
8 shkurt 2019Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, prorektorja për hulumtime dhe marrëdhënie ndërkombëtare, Prof. Dr. Besa Arifi dhe Prof. Blerta Abazi-Çaushi, të enjten (7 shkurt 2019), realizuan një video-konferencë me përfaqësues të lartë të Universitetit të Indianës nga SHBA.
-
UEJL u përgëzua për progresin e shkëlqyer në zbatimin e rekomandimeve të EUA-IEP
5 shkurt 2019Në letrën e pranuar nga kryetari i komitetit drejtues të IEP-së z. Sokratis Katsikas, rektori Bexheti u përgëzua për progresin e shkëlqyer në zbatimin e rekomandimeve nga Programi i Vlerësimit Institucional (Institutional Evaluation Programme/IEP) i Asociacionit të Universiteteve Evropiane (European University Association/EUA), një vit më pas nga programi i vlerësimit të jashtëm.
-
U mbajt trajnimi i stafit të UEJL-së - Programe të reja akademike, strategji të re hulumtimi dhe cilësi e vazhdueshme
25 janar 2019Trajnimi i stafit të UEJL-së, mbahet tradicionalisht gjatë muajit janar, ku nën udhëheqjen e Zyrës së cilësisë organizohen sesione trajnimi në fusha specifike të identifikuara paraprakisht në funksion të përmirësimit të shërbimeve ndaj studentëve dhe performancës së përgjithshme të Universitetit. Trajnimi i këtij viti u realizua me moton “Nga strategjia në praktik”.
-
UEJL prezantoi softuer dhe model të ri për zëvendësimin e sistemit të vjetër të ngrohjes me sistem të ri ekologjik dhe ekonomikisht më efiçent
25 janar 2019Qendra e Biznesit dhe Inovacionit e Universitetit të Evropës Juglindore ka prezantuar zgjedhjen e tyre softuerike dhe modelin e biznesit që synon zëvendësimin e sistemeve të vjetra të ngrohjes më sisteme të reja më ekologjike dhe ekonomikisht efiçent.
-
Ligjëratë e Prokurores Speciale të Maqedonisë, Katica Janeva
20 dhjetor 2018Prokurorja Speciale e Maqedonisë Katica Janeva, të mërkurën (19 dhjetor 2018), në UEJL Shkup, mbajti ligjëratë me temë “Roli i Prokurorisë Speciale në hapat për zhvillimin e shtetit të së drejtës në Maqedoni”.
-
Arjon Fejzullahu zgjidhet kryetar i ri Parlamentit dhe Asociacionit Studentor të UEJL-së
18 dhjetor 2018Anëtarët e Parlamentit dhe Asociacionit Studentor, të dalë nga zgjedhjet e fundit së bashku me anëtarët aktual, të hënën (17 dhjetor), në mbledhjen e parë zgjodhën Arjon Fejzullahun për kryetar të ri të këtij asociacioni. Në Këtë mbledhje u zgjodh edhe nënkryetari Egzon Ramadani.
-
Rektori Bexheti u takua me profesoreshën Skorfild Mek Laklan nga Universiteti i Floridës Jugore
11 dhjetor 2018Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, sot (11 dhjetor 2018), realizoi një takim zyrtar me Judithanne Scourfield McLAUCHLAN (Xhuditan Skorfild Mek Laklan), profesoreshë në Universitetin e Floridës Jugore "Shën Peterburg" dhe anëtare ndërkombëtare e Bordit të Universitetit.
-
Fakulteti i Drejtësisë shënoi Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut
11 dhjetor 2018Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe 70-të vjetorit të Deklaratës për të Drejtat e Njeriut, të hënën (10 dhjetor 2018), Fakulteti i Drejtësisë organizoi një sërë aktivitetesh për të shënuar këtë ditë.
-
U mbajt debat publik për ndryshimet kushtetuese
10 dhjetor 2018Përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë, profesorë dhe studentë, të hënën (10.12.2018), në debatin e pestë publik, që u mbajt në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, diskutuan për ndryshimet kushtetuese, që parashihen me Marrëveshjen e Prespës.
-
Studentët e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë e vizituan Bankën Popullore të RM
10 dhjetor 2018Të premten më 7 dhjetor 2018, studentët e vitit të dytë Tetovë, Shkup, si dhe studentët e vitit të tretë drejtimi Financa dhe kontabilitet të Fakultetit të Biznesit Tetovë/UEJL, nën udhëheqjen e Prof. Dr. Jeton Mazllami e vizituan Bankën Popullore të R. Maqedonisë (BPRM).
-
FC Shkupi fitues i Turneut Memorial “Arben Xhaferi”
28 nëntor 2018Klubi i futsallit “FC Shkupi”, nga Shkupi doli fitues i Turneut Memorial “Arbër Xhaferi”, që u mbajt të martën (27 nëntor 2018), në Sallën e sporteve të Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Tetovë.
-
Shtatëmbëdhjetë vite përkushtim, dije dhe cilësi
23 nëntor 2018Universiteti i Evropës Juglindore, të premten (23 nëntor 2018), me një manifestim enkas e shënoi 17-të vjetorin e themelimit. Në këtë ngjarje të veçantë, morën pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës i Maqedonisë, Arbër Ademi, rektori i Universitetit “Goce Dellçev”, prorektorët nga Universiteti i Tetovës dhe nga Universiteti “Kliment Ohridski” , si dhe shumë mysafirë të tjerë.
-
Rektori i Universitetit të Shkupit “Kirili dhe Metodi”, Prof. dr. Nikola Jankulovski, bashkë me prorektoren për shkencë Prof. dr. Biljana Angelovën, e vizituan UEJL-në
22 nëntor 2018Sot (22 nëntor 2018), me rastin e përvjetorit të 17-të Universitetit të EJL-së, njëkohësisht edhe të Ditës së Alfabetit, Rektori i Universitetit të Shkupit “Kirili dhe Metodi”, Prof. dr. Nikola Jankulovski, bashkë me prorektoren për shkencë Prof. dr. Biljana Angelovën, e vizituan Universitetin dhe e takuan Rektorin Akad.Bexheti për ta uruar atë drejtpërsëdrejti.
-
Ministri i vetëqeverisjes lokale, Suhejl Fazliu vizitoi UEJL-në
13 nëntor 2018Ministri i Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Maqedonisë, Suhejl Fazliu, të hënën (12 nëntor 2018), qëndroi për vizitë në Universitetin e Evropës Juglindore, në Tetovë. Ai realizoi takim me rektorin e UEJL-së, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, me të cilin biseduan për mënyrat e bashkëpunimit mes dy institucioneve.