Lajmet e fundit
-
Profesorë të njohur amerikan ligjëruan në Departamentin e komunikimit në UEJL
3 qershor 2009Departamenti i Shkencave të Komunikimit në UEJL organizoi ligjëratë publike me dy profesorë të mirënjohur të shkencave të komunikimit nga Universiteti i Indianës- Universiteti Perdju (SHBA), Jonathan Tankel dhe Jane Banks.
Ligjërata ishte e destinuar për studentët e Shkencave të Komunikimit që ndjekin ligjëratat në gjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedonase.
-
Sevil Rexhepi and Merita Zulfiu attended in the international conference in Turkey
21 prill 2009"Foreign direct investment and sustainable development in transition economies-The case of the Republic of Macedonia", was the topic of scientific paper, which Sevilla Rexhepi and Merita Zulfiu, presented at the international conference, held from 6-9 April 2009 in Antalya Turkey. The conference was organized by the Faculty of Political Sciences of Ankara University, University of Warwick, U.K. and the Bucks New University, U.K.Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet UEJL dhe Universitetit Politeknik të Tiranës
19 prill 2009Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti Politeknik i Tiranës, nënshkruan të hënën (13 prill 2009) një marrëveshje bashkëpunimi.
Marrëveshja u nënshkrua në UEJL, nga rektori i këtij Universiteti, akademik Alajdin Abazi dhe rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, prof. dr. Jorgaq Kaçani.
“Qëllimi i marrëveshjes është vendosja e bashkëpunimit në sferën e shkencës dhe arsimit midis UEJL dhe Universitetit Politeknik të Tiranës”, tha me këtë rast rektori i UEJL, akademik Alajdin Abazi.Prezantohet raporti “Analizat e përqendruara në mendimet e qytetarëve”
16 prill 2009Maqedonia po shndërrohet në vend të të pasurve dhe të varfërve sa i përket standardit jetësor.
EJL nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Ozjegyn nga Stambolli
16 prill 2009Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë dhe Universiteti Ozjegyn (Özyeğin Üniversitesi) nga Stambolli i Turqisë, nënshkruan të hënën (6 prill 2009) në UEJL marrëveshje bashkëpunimi.
Pjesëmarrës të konferencës së Akademisë Fullbrajt vizituan UEJL
16 prill 2009Akademia Fulbright e Shkencave dhe Teknologjive (FAST) nga 24-27 mars 2009, në Maqedoni, mbajti konferencën e katërt vjetore. Tema e konferencës ishte “Vendet e vogla mund ta ndryshojnë botën”, ku morën pjesë mbi 40 pjesëmarrës nga vende të ndryshme, duke përfshirë: SHBA-të, Izraelin, Kroacinë, Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Rumaninë, etj. Pjesëmarrësit vizituan Kampusin e UEJL-së në Tetovë, si një bashkë-sponsorues i veprimtarisë.
Thellohet bashkëpunimi në mes UEJL-së dhe Universitetit të Bamberg-ut
27 mars 2009Më 2 mars 2009, një delegacion i UEJL-së i përbërë nga rektori, akademik Alajdin Abazi, prorektori prof. dr. Abdylmenaf Bexheti, dekani i Fakultetit të Administrimit të Biznesit prof. dr. Izet Zeqiri dhe përgjegjësi i Zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare Luan Eshtrefi,
Rektori i UEJL, akademik Alajdin Abazi dhe kryetari i Bordit, Dr. Denis Farington ndoqën Konventën e pestë të Institucioneve Evropiane të Arsimit
27 mars 2009Rektori i UEJL, akademik Alajdin Abazi dhe kryetari i Bordit, Dr. Denis Farington ndoqën Konventën e pestë të Institucioneve Evropiane të Arsimit të Lartë (EUA), që u mbajt në Pragë, nga 18-21 marsi 2009, me temë “Ballafaqimi me sfidat globale: Strategjitë evropiane për universitetet e Evropës". Në këtë konventë, poashtu ishin të pranishëm edhe rektori i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi" - Shkup;
Përfaqësuesit e Katedrës së Gjuhës Gjermane në vizitë studimore universiteteve në Gjermani
27 mars 2009Profesorët e Departamentit të Gjermanishtes nga UEJL, Assoc. Prof. Dr. Gëzim Xhaferri dhe Dr. Klaus Schuricht, profesor emeritues nga Fondacioni Herder, nga 11.02 deri më 20.02. 2009, kanë bërë një udhëtim studimor në disa universitete gjermane
Zhvillimi i programeve Master në lëmin e arsimit
27 mars 2009Universiteti i Evropës Juglindorë nëpërmjet Tempus IV, po realizon me sukses projektin për dizajnimin e kurrikulave të reja për Master në arsim. Projekti në fjalë përbëhet nga konzorciumi Universiteti Roma 3, Universiteti i Aarhus- it, Danimarkë, Universiteti i Notingham-it, Britani e Madhe, kurse nga Ballkani Perëndimor janë UEJL, Universiteti i Tiranës dhe ai i Prishtinës.