Programi: |
E Drejta Kushtetuese (2026/2027) |
| Cikli i studimeve: | Cikli i tretë (doktoratë) |
| Fakulteti: | Drejtësia |
| Kodi i programit: | PhD-CL-180 |
| Viti akademik: | 2023 / 2024 |
| Titulli: | Doktor i shkencave juridike Drejtimi: E Drejta Kushtetuese |
| SETK: | 180 (3 vite) |
| Vendimi: |
Programi studimor është konceptuar në përputhje me trendet bashkëkohore evropiane dhe globale në arsimin e lartë dhe është i krahasueshëm me programet e ngjashme të doktoratës në institucione të njohura të arsimit të lartë jashtë vendit, veçanërisht brenda Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë. Ai synon të përgatisë kuadro shkencore dhe profesionale me kualifikim të lartë në fushën e së drejtës kushtetuese dhe administrative, të afta për të dhënë kontribut aktiv në zhvillimin e mendimit juridik, politikave juridike dhe praktikës institucionale.Programi ofron njohuri të avancuara teorike dhe zhvillim të kompetencave kërkimore përmes një qasjeje ndërdisiplinore, projekteve kërkimore-shkencore, diskutimeve akademike dhe përgatitjes së pavarur të disertacionit të doktoratës. Vëmendje e veçantë i kushtohet interpretimit kushtetues, zbatimit të parimeve kushtetuese dhe rolit të mbrojtjes kushtetuese-gjyqësore në garantimin e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.
Misioni i programit është avancimi i vazhdueshëm i kapaciteteve shkencore-kërkimore dhe profesionale të studentëve, si dhe aftësimi i tyre për veprim të pavarur dhe të përgjegjshëm në komunitetin akademik, administratën publike dhe institucionet e sistemit juridik në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Diploma e programit studimor do t'u mundësojë studentëve të studimeve të doktoratës të aftësohen për punë kërkimore-shkencore në fushën e shkencave juridike kushtetuese dhe administrative, si dhe për mësimdhënie në universitete në vend dhe jashtë vendit. Në këtë mënyrë ata do të jenë të përfshirë aktivisht edhe në procesin e fuqizimit të kapaciteteve të institucioneve shtetërore në drejtim të procesit të integrimeve euroatlantike të vendit.
Njohuritë dhe të kuptuarit
Tregon kuptimin sistematik në fushën e hulumtimit dhe njohjen e perfeksionuar të metodave dhe shkathtësive për hulumtim në kuadër të së drejtës kushtetuese dhe administrative sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
Tregon aftësi për të interpretuar, dizajnuar, zbatuar dhe përshtatur në mënyrë kushtetuese dhe administrative objektin thelbësor të hulumtimit me integritet shkencor.
Jep kontribut përmes hulumtimeve origjinale që tejkalojnë kufijtë ekzistues të dijes, duke zhvilluar njohuri të reja të vlerësuara në nivel publikimesh të recensuara kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e së drejtës kushtetuese dhe administrative.
Aftësitë për të vlerësuar
Aftësi për analizë kritike, vlerësim dhe sintezë e ideve të reja dhe komplekse, duke pasur kompetencë për vlerësim;
Aftësi për inicimin e pavarur dhe pjesëmarrje në rrjete hulumtuese nacionale e ndërkombëtare dhe ngjarje me integritet shkencor;
Aftësi për inicimin e pavarur të projekteve hulumtuese dhe zhvillimore, nëpërmjet të cilave do gjenerojë dije të reja dhe shkathtësi për zhvillimin e të drejtës kushtetuese dhe administrative.
Aftësitë e komunikimit
Mund të komunikojë me kolegët e vet, komunitetin më të gjerë akademik dhe me shoqërinë në tërësi në kuadër të lëmisë të së drejtës kushtetuese dhe administrative.
Aftësitë e të mësuarit
Pritet të jetë i aftë të promovohet në korniza akademike dhe profesionale dhe në zhvillimin teknologjik, shoqëror apo kulturor në shoqërinë e bazuar në dije.
Semestri 1
-
[DLAW0101]
[10 SETK]
Metodologjia e Hulumtimit
Lënda synon që studentët: • Të kuptojnë në mënyrë të thelluar natyrën dhe funksionin e kërkimit shkencor në fushën e së drejtës penale; • Të aftësohen për të formuluar dhe strukturuar një projekt kërkimor shkencor në përputhje me standardet metodologjike dhe akademike; • Të analizojnë, krahasojnë dhe kritikojnë burime primare dhe sekondare juridike; • Të aplikojnë teknika të avancuara për mbledhjen, përpunimin dhe citimin e të dhënave juridike dhe shkencore; • Të demonstrojnë integritet akademik dhe vetëdije për normat etike në kërkimin shkencor.
-
[C2010]
[10 SETK]
E Drejta Kushtetuese - Programi i Thelluar
Qëllimi i programit është që studentët të fitojnë njohuri të thella dhe të avancuara në fushën e së drejtës kushtetuese si një degë e së drejtës dhe si një disiplinë shkencore dhe aftësi specifike për zbatimin e kësaj dije në praktikë. Për të arritur këto qëllime, programi do të trajtojë aspektet teorike të së drejtës kushtetuese, dhe më pas do të përqendrohet në zbatimin e tyre praktik. Me adoptimin e njohurive për këtë program lëndor, studentët do të jenë në gjendje: - të kuptojnë konceptin dhe përmbajtjen e të drejtës kushtetuese - të kuptojnë burimet e së drejtës kushtetuese - të dallojnë të drejtën kushtetuese si një degë të së drejtës dhe të drejtën kushtetuese si një disiplinë shkencore - të kuptojnë modelet e organizimit të pushtetit shtetëror dhe të jenë në gjendje të përcaktojnë llojin e organizimit të pushtetit shtetëror në RMV - të kuptojnë sfidat në rregullimin dhe zbatimin e dispozitave kushtetuese për të drejtat e njeriut - të jenë në gjendje të analizojnë normat kushtetuese në RMV - të fitojnë njohuri të thelluara dhe të avancuara mbi sistemin kushtetues të RMV -të njohin në mënyrë analitike dhe kritike çështjet kushtetuese-juridike që lindin në praktikë.
- [10 SETK] Lëndë Zgjedhore
Semestri 2
-
[C2011]
[10 SETK]
E Drejta Administrative - Programi i Thelluar
Qëllimi i programit: - Përkufizim i avancuar dhe mendimi kritik për administratën dhe funksionin administrativ; - Njohja dhe analiza si dhe kritika e avancuar dhe e thelluar e rregullativës ligjore që rregullon organizimin dhe funksionimin e administratës publike në RMV - Diferenca kritike midis llojeve të akteve të administratës dhe për të zotëruar teknikat dhe aftësitë e përparuara të krijimit të akteve të tilla; - Kuptimi kritik i mekanizmave të kontrollit mbi administratën dhe përgjegjësisë së saj para organeve të tjera shtetërore, por edhe para klientëve të saj-përdoruesit e shërbimeve të saj.
-
[EDCAL02]
[10 SETK]
Konstitucionalizmi dhe Të Drejtat e Njeriut
Qëllimi i kësaj lënde është që t’u ofrojë studentëve njohuri më të thellë të përmbajtjes së të drejtave të njeriut, veçanërisht në përputhshmëri me standardet evropiane dhe t'i ndihmojë ata t’i zhvillojnë aftësitë e tyre analitike për të vlerësuar situata në të cilat ka shkelje të një të drejte të veçantë të njeriut. Kjo lëndë do t'u mundësojë studentëve: - ta kuptojnë konceptin e universalizmit dhe relativizmit kulturor brenda teorisë së të drejtave të njeriut; - të mësojnë për themelet filozofike të të drejtave të njeriut; -t’i kuptojnë elementet e të drejtave të njeriut dhe masat për mbrojtjen e tyre në juridiksione të ndryshme; - të mësojnë për sfidat në rregullimin dhe zbatimin e dispozitave të të drejtave të njeriut; - t’i njohin mënyrat e interpretimit të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut; - të aftësohen për të bërë analizë ligjore të dispozitave të të drejtave të njeriut; - ta shohin kontekstin zgjidhjeve kushtetuese dhe zgjidhjeve tjera ligjore për të drejtat e njeriut; - ta kuptojnë ndikimin e koncepteve të ndryshme filozofike mbi dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut; - ta vlerësojnë ekzistencën e rasteve të shkeljes së të drejtave të njeriut; - të menduarit analitik dhe kritik për çështjet që lidhen me të drejtat njeriut.
- [10 SETK] Lëndë Zgjedhore
Semestri 3
-
[C2610]
[10 SETK]
Propozim-Projekt Doktorate
Ky aktivitet nënkupton përgatitjen e një projekti të pavarur kërkimor nën mentorim, i cili përbën bazën e disertacionit të doktoratës. Studenti fillon procesin e hartimit të planit kërkimor për disertacionin, duke zhvilluar në mënyrë sistematike komponentët kryesorë të tij. Aktivitetet përfshijnë identifikimin dhe shqyrtimin e literaturës relevante, përcaktimin e kornizës teorike dhe hipotezave kërkimore, përzgjedhjen dhe definimin e metodologjisë së punës, si dhe hartimin e planit individual të kërkimit. Procesi përmbyllet me një prezantim të parë publik të projektit kërkimor.
-
[C2611]
[20 SETK]
Punë Kërkimore-Shkencore
Në vitin e dytë kandidati vazhdon me veprimtarinë kërkimore-shkencore sipas planit individual të miratuar. Mentori siguron vlerësimin lidhur me këto aktivitete në formën e një raporti drejtuar këshillit mësimor-shkencor të fakultetit.
Semestri 4
-
[C2612]
[25 SETK]
Publikime I
Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.
-
[C2020]
[5 SETK]
Mobiliteti i Studentëve
Gjatë semestrit të katërt studenti është i detyruar të realizojë mobilitet në një institucion shkencor, ose institucion tjetër relevant për fushën e kërkimit jashtë vendit në një kohëzgjatje prej të paktën një javë. Qëllimi i mobilitetit të doktorantëve është të prezantojnë, shkëmbejnë dhe diskutojnë punën e tyre kërkimore me kolegë nga vende të tjera për të përmirësuar cilësinë e disertacionit të tyre. Për realizimin e mobilitetit studenti sjell dëshmi nga institucioni, të cilën ia dorëzon mentorit.
Semestri 5
-
[C2613]
[10 SETK]
Prezantimi i Rezultateve të Hulumtimit
Në fund të semestrit të 5-të, pas aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas planit individual, kandidati do t'i prezantojë publikisht rezultatet e përgjithshme të kësaj faze të punimit dhe të hulumtimit.
-
[C2614]
[20 SETK]
Publikime II
Publikimi i aktiviteteve kërkimore-hulumtuese sipas tabelës me rëndësi për mediat për publikim. Aktivitetet dhe sukseset publicistike të kandidatit kontrollohen para audiencës shkencore sipas lëmit dhe relevancës së hulumtimit.
Semestri 6
-
[C2839]
[30 SETK]
Disertacioni i Doktoratës
Disertacioni i Doktoratës” është aktivitet akademik i cili përfshin realizimin e një hulumtimi origjinal shkencor në një fushë specifike të studimit. Aktiviteti përfshin identifikimin e një problemi kërkimor të rëndësishëm, zhvillimin e metodologjisë së kërkimit, mbledhjen dhe analizën e të dhënave, si dhe interpretimin dhe prezantimin e rezultateve në mënyrë sistematike dhe shkencore. Qëllimi është që studenti të demonstrojë aftësi për kërkim të pavarur dhe krijimin e njohurive të reja ose qasjeve të reja në fushën përkatëse. Aktiviteti synon zhvillimin e aftësive për analizë kritike dhe sintetike, për përdorim të metodologjive kërkimore të avancuara, për prezantim shkencor të rezultateve dhe për respektimin e parimeve të integritetit akademik. Gjithashtu, disertacioni përgatit studentin për kontribut profesional dhe akademik në fushën e tij/saj dhe për pjesëmarrje aktive në komunitetin shkencor ndërkombëtar. Pas përfundimit të disertacionit të doktoratës, nën mentorim, i njejti dorëzohet në Këshillin mësimor-shkencor të fakultetit përkatës, shyrtohet/pranohet nga Këshilli mësimor-shkencor i fakultetit, u dorëzohet anëtarëve të komisionit dhe fillon procedura e mbrojtjes publike.