Programi: |
Administrim Biznesi - MBA (2022/2023) |
Cikli i studimeve: | Cikli i dytë (Pasdiplomike) |
Fakulteti: | Biznesi dhe Ekonomia |
Kodi i programit: | N-MBA120C |
Viti akademik: | 2024 / 2025 |
Titulli: | Magjistër i Аdministrimit të Biznesit (MBA) |
SETK: | 120 (2 vite) Akreditimi |
Vendimi: | Vendimi për fillim me punë |
MBA programi i UEJL-së është menduar si një program elitar për MBA, të cilin e drejtojnë njerëzit me përvojë pune në rajon, që kërkojnë një kualifikim më të mirë dhe një karrierë më të mirë. Një student tipik i programit MBA, do të duhej të ketë përvojë të mjaftueshme pune dhe një kualifikim solid universitar. Meqë ky program kryesisht u drejtohet studentëve vendas dhe atyre nga jashtë, do të zhvillohet tërësisht në gjuhën angleze. Gjatë studimeve, studentët do t’i fitojnë aftësitë e nevojshme për të zgjidhur problemet sfiduese të biznesit në mënyrë analitike, duke përdorur një qasje multidisiplinare. Studentët, që do të diplomojnë në programin MBA, do të demonstrojnë kuptim të thellë të strukturave të brendshme dhe të operacioneve të biznesit, prej bizneseve të vogla e deri tek bizneset multinacionale. Ata, do të jenë në gjendje t’i kuptojnë marrëdhëniet midis organizatës dhe tregjeve të jashtme dhe të rrethit ekonomik. Gjithashtu, studentët do të kuptojnë se si ndikojnë vendimet e menaxherëve në stejkhollderët brenda dhe jashtë kompanisë.
Pas përfundimit me sukses të programit, studentët do të mund:
- Të punojnë si menaxherë ose konsulentë nëpër kompani;
- Të punojnë në mënyrë individuale dhe në grupe në hulumtimin e formave më përkatëse për plotësimin e nevojave të popullatës,
- T’i elaborojnë dallimet dhe nevojat e bashkësisë, nga aspekti shkencor dhe profesional.
- Të marrin pjesë aktive në ndërtimin e politikës makroekonomike dhe mikroekonomike.
- Të informohen dhe të kontribuojnë në elaboratet shkencore dhe profesionale.
Njohuritë dhe të kuptuarit
Studentët, që do të diplomojnë në programin MBA, do të demonstrojnë kuptim të thellë të strukturave të brendshme dhe të operacioneve të biznesit, prej bizneseve të vogla e deri tek bizneset multinacionale. Ata, do të jenë në gjendje t’i kuptojnë marrëdhëniet midis organizatës dhe tregjeve të jashtme dhe të rrethit ekonomik. Gjithashtu, studentët do të kuptojnë se si ndikojnë vendimet e menaxherëve në stejkhollderët brenda dhe jashtë kompanisë.
Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit
Studentët, që do të diplomojnë në programin MBA, do të jenë në gjendje t’i integrojnë mjetet dhe teknikat e biznesit, të cilat burojnë nga njohuritë e gjera të funksioneve kryesore (kontabilitet, ekonomi, financa, sisteme të informacionit, marketing, menaxhim të operacioneve dhe strategji), të zgjidhin probleme komplekse të biznesit dhe të sjellin vendime të mira në biznes.
Aftësitë për të vlerësuar
Studentët, që do të diplomojnë në programin MBA, do të jenë në gjendje të gjykojnë, duke u bazuar në njohuritë e tyre të thella rreth mjeteve analitike të përdorura në bizneset moderne dhe në mendimin kritik, duke i shikuar problemet nga perspektiva të ndryshme.
Aftësitë e komunikimit
Studentët, që diplomojnë në programin MBA, do të demonstrojnë aftësi mikro - shoqërore dhe të udhëheqjes, që janë vendimtare për sukses afatgjatë në karrierë. Këto aftësi reflektojnë vetëvlerësim, komunikim, dhe bashkëpunim efektiv përbrenda organizatës.
Aftësitë e të mësuarit
Studentët, që do të diplomojnë në programin MBA, do të jenë në gjendje të mendojnë dhe t’i artikulojnë në mënyrë kritike refleksionet etike dhe juridike të rëndësishme për artin e menaxhimit dhe të ekzekutimit të një korporate.
Semestri 1
-
[CM187]
[6 SETK]
Ekonometria
Qëllimi i lëndës është që të ju mundësojë studentëve që ta zhvillojnë kuptimin e ekonometrisë në një nivel që do t'i pajisë ata me të kuptuarit dhe vlerësimin e analizës më të zbatuar të të dhënave ndër-sektoriale dhe të jenë në gjendje të ndërmarrin vetë një analizë të tillë. Më konkretisht qëllimet e kësaj lënde janë, që studentët: - Të zhvillojnë një kuptim të përdorimit të analizës së regresionit dhe teknikave përkatëse për vlerësimin e marrëdhënieve ekonomike dhe testimin e teorive ekonomike - Të aftësohen për të lexuar dhe vlerësuar punime empirike në revista profesionale - Të fitojnë përvojë praktike të përdorimit të programeve kryesore të regresionit (STATA 16), për të gjeneruar modele ekonomike.
-
[CM232]
[6 SETK]
Raportimi financiar dhe vendimmarrja
Përmes informacionit të pasqyrave kryesore financiare synohet që organet e menaxhimit në kompani të jenë në kohë te pajisur me informacion cilësor në funksion të miratimit të vendimeve të drejta biznesore. Informacioni cilësor përmes pasqyrave financiare vjetore dhe kuartale të prezantuara në Bilancin e Gjendjes, Pasqyrën e të Ardhurave, Bilancin e Rrjedhës së Parasë, treguesit kryesorë të perfromancës ekonomike si profitabiliteti, likuiditeti, solventiteti, rreziku dhe bankroti potencial, do të bindin investitorët aktualë dhe të ardhshëm të investojnë në kompani dhe të verifikojnë investimet e tyre nëpërmjet vlerës së tregut të akcioneve të tyre.
-
[CM238]
[6 SETK]
Menaxhimi i inovacionit
Menaxhimi i Inovacionit paraqet një grup të qasjeve përmes të cilave inkurajohet kreativiteti dhe inovacioni përmes teknikave dhe qasjeve të ndryshme. Në këtë lëndë, do të analizohen temat më të fundit në literaturën botërore në lidhje me inovacionin, kreativitetin dhe procesin e menaxhimit të tyre në fusha të ndryshme. Përveç analizës teorike, kjo lëndë do të mundësojë qasje praktike ndaj studentëve përmes krijimit të inovacionit të vërtetë dhe kalimit nëpër të gjitha fazat e të mësuarit të metodave të krijimit të ideve të reja, si dhe për të aplikuar për fonde dhe pitching.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore
- [CM198] Hulumtimet e tregut
- [EM619] Teoria e lojës dhe strategjia e biznesit
- [EM621] Financat e patundshmërive dhe analiza e investimeve
- [EM618] Ndërmarrje e qëndrueshme
- [EM622] Lidershipi, puna në ekip dhe diversiteti
- [EM623] Sistemet e informacionit të kontabilitetit
- [EM624] Negociatat për zgjidhje të konflikteve dhe ndryshime udhëheqëse
- [EM637] Menaxhimi i biznesit të vogël
- [EM626] Strategjia financiare dhe ristrukturimi i korporatave
- [EM627] Standarde ndërkombëtare të kontabilitetit
- [EM628] Udhëheqja me proceset e biznesit
- [EM629] Financat kuantitative
- [EM630] Biznesi digjital
- [EM632] Menaxhimi i riskut në bankieri dhe rregullativa
- [EM633] Çmimi i aseteve dhe vlerësimi i letrave me vlerë
- [EM634] Ueb-i dhe analitika e mediave sociale
- [EM635] Menaxhimi i përgjithshëm i cilësisë dhe performancës
- [EM620] E-tregtia
- [EMBA02] Kërkime marketingu
- [EM559] Konsulencë biznesi

Semestri 2
-
[CM235]
[6 SETK]
Anaitikë biznesi dhe modelim
Lënda përqendrohet në procesin e transformimit të të dhënave në informacione për zgjidhjen e problemeve të biznesit në botën reale. Lënda ka një qasje fazore në gjenerimin e njohurive: së pari, mësohet analitika përshkruese ku përdoret analitika vizuale për të karakterizuar të dhënat; së dyti, mësohet analitika rekomanduese që përqendrohet në strategjitë optimale që "duhet" të ndërmerren në të ardhmen; së treti, mësohet analitika parashikuese përqendrohet në përdorimin e algoritmeve për parashikimin e të ardhmes në bazë të dhënave historike. Temat përfshijnë: eksplorimin e të dhënave, përgatitjen e të dhënave, optimizimin jolinear, etj.
-
[CM185]
[6 SETK]
Menaxhimi i operacioneve dhe zinxhirit të furnizimit
Lënda ka të bëjë me shpjegimin teorik dhe praktik të zinxhirit të furnizimit të nevojshme dhe të domosdoshme për menaxhimin efikas të funksionit të planifikimit, blerjes, kontrollit të inventarit, transportit dhe magazinimit. Studentët, do të mësojnë rreth temave të tilla, si: dizajnimi i rrjeteve të furnizimit dhe shpërndarjes në përputhje me biznesin e firmës dhe strategjinë e zinxhirit të furnizimit, si dhe përmirësimin e performancës së zinxhirit të furnizimit përmes teknikave SCOR, Lean dhe Six Sigma. Studentët eksplorojnë se si aspekte të ndryshme të menaxhimit të zinxhirit të furnizimit janë të integruara brenda firmës, si dhe koordinohen me furnitorët, partnerët tregtarë dhe ofruesit e logjistikës / transportit për të ofruar kënaqësi superiore të klientit. Marrja e vendimeve të shëndosha strategjike dhe taktike, të mësuara duke menaxhuar një zinxhir global të furnizimit me elektronikë të konsumatorit përmes një simulimi online.
-
[EM554]
[6 SETK]
Ekonomia e aplikuar
Nëpërmjet kësaj lënde, studentët, do të studiojnë konceptet shumë të rëndësishme dhe përdorimin e teknikave analitike në ekonominë e avancuar. Kjo lëndë do t’ju mundësojë studentëve që të përfitojnë njohuri nga teoria dhe metodologjia ekonomike, si dhe aplikimi i tyre në observimin, mendimin kritik dhe analizën e fenomeneve ekonomike. Lënda, do të mësohet në dy pjesë: mikroekonomia dhe makroekonomia e avancuar. Në mikroekonominë e avancuar, do të mësohen aspektet teorike të mekanizmit të tregut dhe konkurrenca e plotë dhe jo e plotë, si dhe aplikimi i saj praktik, kurse në makroekonominë e avancuar, do të mësohen aspektet teorike të ekonomisë si tërësi në afat të shkurtër dhe në afat të gjatë, si dhe aplikimi i njohurive në praktikë.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore
- [CM198] Hulumtimet e tregut
- [EM619] Teoria e lojës dhe strategjia e biznesit
- [EM621] Financat e patundshmërive dhe analiza e investimeve
- [EM618] Ndërmarrje e qëndrueshme
- [EM622] Lidershipi, puna në ekip dhe diversiteti
- [EM623] Sistemet e informacionit të kontabilitetit
- [EM624] Negociatat për zgjidhje të konflikteve dhe ndryshime udhëheqëse
- [EM637] Menaxhimi i biznesit të vogël
- [EM626] Strategjia financiare dhe ristrukturimi i korporatave
- [EM627] Standarde ndërkombëtare të kontabilitetit
- [EM628] Udhëheqja me proceset e biznesit
- [EM629] Financat kuantitative
- [EM630] Biznesi digjital
- [EM632] Menaxhimi i riskut në bankieri dhe rregullativa
- [EM633] Çmimi i aseteve dhe vlerësimi i letrave me vlerë
- [EM634] Ueb-i dhe analitika e mediave sociale
- [EM635] Menaxhimi i përgjithshëm i cilësisë dhe performancës
- [EM620] E-tregtia
- [EMBA02] Kërkime marketingu
- [EM559] Konsulencë biznesi
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore
- [CM198] Hulumtimet e tregut
- [EM619] Teoria e lojës dhe strategjia e biznesit
- [EM621] Financat e patundshmërive dhe analiza e investimeve
- [EM618] Ndërmarrje e qëndrueshme
- [EM622] Lidershipi, puna në ekip dhe diversiteti
- [EM623] Sistemet e informacionit të kontabilitetit
- [EM624] Negociatat për zgjidhje të konflikteve dhe ndryshime udhëheqëse
- [EM637] Menaxhimi i biznesit të vogël
- [EM626] Strategjia financiare dhe ristrukturimi i korporatave
- [EM627] Standarde ndërkombëtare të kontabilitetit
- [EM628] Udhëheqja me proceset e biznesit
- [EM629] Financat kuantitative
- [EM630] Biznesi digjital
- [EM632] Menaxhimi i riskut në bankieri dhe rregullativa
- [EM633] Çmimi i aseteve dhe vlerësimi i letrave me vlerë
- [EM634] Ueb-i dhe analitika e mediave sociale
- [EM635] Menaxhimi i përgjithshëm i cilësisë dhe performancës
- [EM620] E-tregtia
- [EMBA02] Kërkime marketingu
- [EM559] Konsulencë biznesi
Semestri 3
-
[CMBA01]
[6 SETK]
Metodologjia e hulumtimit
Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të fitojnë njohuri dhe të kuptuarit e teorive të ndryshme shkencore dhe metodologjitë. Fillimisht studentëve do t’u shpjegohen konceptet themelore dhe përkufizimet teorike dhe mostrat e të gjitha metodave ekzistuese të hulumtimit, hipoteza të drejtpërdrejta dhe indirekte, variablat, vlefshmëria e rezultateve, BIAS-i dhe paragjykimet dhe cilësive shkencore dhe metodologjitë sasiore të kërkimit dhe qasjet e tjera metodologjike. Për çdo kapitull, studentët do të kryejnë edhe detyra praktike. Pas përfundimit me sukses të kësaj lënde, studentët do të jenë në gjendje: ta dinë dhe ta kuptojnë rëndësinë e koncepteve themelore shkencore; t’i mësojnë teknikat për hulumtim dhe kërkim efikas të informacionit dhe qasje efikase në informacione dhe literaturë relevante; t’i identifikojnë, t’i përshkruajnë dhe t’i formulojnë problemet shkencore; të bëjnë një zgjedhje të kujdesshme të qasjeve alternative kërkimore, të përshkruajnë me kujdes; të krahasojnë dhe të shpjegojnë avantazhet dhe disavantazhet e metodave të ndryshme shkencore për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave në kërkime sasiore dhe cilësore; t’i aplikojnë metodat themelore shkencore për t’i analizuar të dhënat sasiore dhe cilësore; të sigurojnë korniza teorike themelore mbi të cilat do të ndërtohen kërkimet; t’i shqyrtojnë ato dhe të bëjnë një vlerësim të publikimeve teknike dhe atyre shkencore.
-
[CMBA19]
[6 SETK]
Menaxhimi i projekteve
Qëllimi lëndës është që të përfshihen studentët në botën e projekteve moderne dhe t’i ballafaqojë ata me mundësitë dhe me sfidat e jetës reale ekonomike në krijimin e projekteve të përshtatshme për nevojat reale. Qëllimet specifike të lëndës janë: si të përcaktohet një projekt i caktuar (duke përdorur disa faza) dhe të theksohet roli i rëndësishëm i menaxherit të projektit (të kuptohen nevoja, fusha e veprimit, aktivitetet për implementim, kompleksiteti i dizajnit modern, etj.). Studentët duhet të trajnohen se si të aplikojnë mjete dhe teknika moderne të menaxhmentit modern të projektimit me rastin e transformimit të nevojës ose të idesë krijuese në një projekt real e të dokumentuar, i cili do të bëjë të jenë më inventivë për vete dhe më kompetitivë në tregun e punës.
-
[CM196]
[6 SETK]
Financa ndërkombëtare
Kjo lëndë mbulon dimensionin ndërkombëtar të investimeve dhe financave të korporatave. Zhvillon strategji për investime ndërkombëtare, duke përfshirë mbrojtjen e rrezikut të kursit të këmbimit, përshtatjen ndaj preferencave të klientit dhe monedhat vendase, vlerësimin e performancës, vlerësimin e ekspozimit të një korporate ndaj rrezikut real të kursit të këmbimit, strategjitë për të mbrojtur rrezikun ose për tu rregulluar dinamikisht ndaj goditjeve dhe arsyet për një korporatë mbrojtje Gjithashtu mbulon buxhetimin ndërkombëtar të kapitalit, çmimet shumëkombëshe të transferimit dhe menaxhimin ndërkombëtar të parave të gatshme.
-
[CM217]
[6 SETK]
Marketing menaxhment
Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të përgatiten për t’i përdorur dhe t’i menaxhuar 4 P-të në një organizatë, ose kompani, ashtu që të jenë në gjendje t’i dizajnojnë elementet optimale të marketingut, produktin, çmimet, promocionin dhe metodat e shpërndarjes me të cilat ballafaqohen kompanitë. Në mënyrë më specifike, qëllimi është të kuptohet kompleksiteti i vendimeve në menaxhimin e marketingut, si dhe kornizat për analizat e tregjeve, klientëve, konkurrentëve, si dhe integrimi i koncepteve me planin origjinal të marketingut.
-
[6 SETK]
Lëndë zgjedhore
- [CM198] Hulumtimet e tregut
- [EM619] Teoria e lojës dhe strategjia e biznesit
- [EM621] Financat e patundshmërive dhe analiza e investimeve
- [EM618] Ndërmarrje e qëndrueshme
- [EM622] Lidershipi, puna në ekip dhe diversiteti
- [EM623] Sistemet e informacionit të kontabilitetit
- [EM624] Negociatat për zgjidhje të konflikteve dhe ndryshime udhëheqëse
- [EM637] Menaxhimi i biznesit të vogël
- [EM626] Strategjia financiare dhe ristrukturimi i korporatave
- [EM627] Standarde ndërkombëtare të kontabilitetit
- [EM628] Udhëheqja me proceset e biznesit
- [EM629] Financat kuantitative
- [EM630] Biznesi digjital
- [EM632] Menaxhimi i riskut në bankieri dhe rregullativa
- [EM633] Çmimi i aseteve dhe vlerësimi i letrave me vlerë
- [EM634] Ueb-i dhe analitika e mediave sociale
- [EM635] Menaxhimi i përgjithshëm i cilësisë dhe performancës
- [EM620] E-tregtia
- [EMBA02] Kërkime marketingu
- [EM559] Konsulencë biznesi
Semestri 4
-
[BE-THESIS-120]
[30 SETK]
Punimi i magjistraturës
Ky modul u mundëson studentëve që të transferojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për kërkime dhe për të bërë detyrën më të ndërlikuar - punimin e magjistraturës. Moduli synon të jetë plotësisht praktik dhe studentët t’i fitojnë njohuritë e nevojshme, por edhe aftësitë dhe shkathtësitë që t'i qasen shkrimit të punimit. Moduli ka një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë punimin e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efikasitet maksimal. Lënda ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe stilin e shkrimit të punimit, duke mbajtur llogari për ndalesën e shërbimit me mjete të palejuara, siç janë: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që janë të ndaluara me Statutin e UEJL-së.