Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!
Export

Programi:

Analitikë Biznesi (2022/2023)

Cikli i studimeve: Cikli i dytë (Pasdiplomike)
Fakulteti: Biznesi dhe Ekonomia
Kodi i programit: BA-60
Viti akademik: 2023 / 2024
Titulli: Magjistër në Analitikë Biznesi
SETK: 60 (1 vit) Akreditimi
Vendimi: Vendimi për fillim me punë

Gjatë studimeve në Anlitikë Biznesi, studentët do t’i fitojnë shkathtësitë e nevojshme për t’i zgjidhur problemet sfiduese të biznesit në mënyrë analitike, duke përdorur një qasje multidisiplinare. Më konkretisht, në programin e Analitkë Biznesi, studentët do të përqendrohen në menaxhimin dhe optimizimin e proceseve të biznesit. Ata do të njoftohen me ekonominë e biznesit, si dhe fushat e ndryshme funksionale në kompani (p.sh. kontabiliteti, menaxhimi financiar, marketingu, prodhimi dhe logjistika, menaxhim i burimeve njerëzore). Studentët, do të mësojnë se si kompania operon çdo ditë dhe si organizohen proceset e saj përmes teknologjisë.

Programi i studimit korrespondon me nevojat e tregut të punës. Si i tillë, ai do të japë një kontribut të rëndësishëm në trajnimin e studentëve për të ndërtuar një karrierë profesionale, duke fituar  kualifikime të arsimit të lartë në përputhje me nevojat e tregut të punës. Studentët vihen përballë një karriere premtuese (ndërkombëtare) falë njohurive aktuale në kombinimin e ekonomisë së biznesit, metodave kuantitative dhe teknologjisë, shkathtësive të menaxhimit dhe TI-së dhe atyre gjuhësore.

Njohuritë dhe të kuptuarit

Të zotërojë njohuri dhe kuptim të mjedisit të biznesit, subjekteve të biznesit dhe operacioneve të tyre në kontekstin e biznesit të aplikuar (ekonomi, menaxhim, marketing, financa, programim, baza të dhënash, sistme kompjuterike dhe informacioni, rrjete dhe inxhinieri e të dhënave)

Aftësi për të zhvilluar dhe zbatuar ide origjinale dhe krijuese në mjedise në të cilat fushat e biznesit të aplikuar mbivendosen ose ndërlidhen.

Aftësi për të aplikuar njohuri ndërdisiplinore dhe për të demonstruar kompetenca të specializuara në biznesin e aplikuar.

Aplikimi i njohurive dhe të kuptuarit

Aftësi për zgjidhje kritike, të pavarur dhe krijuese të problemeve në mjedise të reja, ose në situata në të cilat studentët nuk kanë përvojë në kontekst multi-disiplinor për situatën reale të biznesit ose mjedisin organizativ. Planifikimi, udhëheqja dhe vlerësimi i pavarur i kërkimeve në fushën e biznesit, duke zbatuar vegla, mjedise dhe teknologji përkatëse.

Krijueshmëria dhe origjinaliteti gjatë interpretimit të dijes nga proceset e biznesit dhe përdorimi i duhur i mjeteve kompjuterike të bazuara në teknika të përcaktuara për kërkim dhe ekzaminime. Posedon njohuri për të filluar dhe për të zhvilluar biznes personal.

Aftësitë për të vlerësuar

Aftësi për integrim dhe sintezë krijuese të njohurive nga fusha të shumta që lidhen me proceset e biznesit dhe përdorimin e mjeteve dhe teknikave kompjuterike.

Aftësia për t'u marrë me situata komplekse në lidhje me proceset e biznesit, për t’i identifikuar instancat e përshtatshme të specializuara në fushën e biznesit dhe informatikës dhe për të bërë vlerësime të shëndosha në situata të mungesës së informacionit të plotë ose të të dhënave dhe bazuar në parimet personale, shoqërore dhe etikedhe përgjegjësitë në lidhje me zbatimin e njohurive dhe të kuptuarit.

Merr vendime biznesi në menaxhim të nivelit të ulët.

Ka aftësinë për të analizuar konkurrencën e tregut.

Aftësitë e komunikimit

Aftësi për të paraqitur qartë dhe pa dyshim konkluzione, rezultate, studime dhe njohuri të ekspertëve si dhe aftësi për të rregulluar stilin dhe formën e shprehjes.

Kompetencë për kërkime kritike, të pavarura dhe të arsyetuara në mënyrë krijuese, vlerësimin e metodologjive dhe propozimin dhe mbrojtjen e hipotezave të reja.

Aftësi për të filluar, udhëhequr dhe marrë përgjegjësi për individët dhe grupet në rastet kur kompetencat e biznesit dhe kompetencat e TI-së janë thelbësore.

Aftësi për të paraqitur rezultatet e studimeve të ndryshme, për të transmetuar planet e biznesit tek grupet e punës dhe palët e interesit.

Aftësitë e të mësuarit

Aftësi për të identifikuar nevojat personale dhe drejtimet për arsimimin e mëtejshëm individual dhe autonom, si dhe për zbatimin e tij të pavarur dhe autonom në fushat e zakonshme të biznesit dhe informacionit.

Aftësi për të marrë përgjegjësi për vazhdimin e mësimit individual në fusha të specializuara të biznesit dhe TI-së brenda një ekonomie në rrjet.

Përdor shkathtësitë kompjuterike për të fituar njohuri juridike.

Mund të ndërmarrë mësime individuale dhe ekipore.

Ka aftësinë për të bërë analiza të biznesit dhe për të përdorur literaturë shkencore dhe vlerësime nga autorë të tjerë.

Semestri 1

  • [CMBA01] [6 SETK] Metodologjia e hulumtimit
    Qëllimi i kësaj lënde është që studentët të fitojnë njohuri dhe t’i kuptojnë teoritë e ndryshme shkencore dhe metodologjitë. Fillimisht studentëve do t’iu shpjegohen konceptet themelore dhe përkufizimet teorike dhe mostrat e të gjitha metodave ekzistuese të hulumtimit, hipoteza të drejtpërdrejta dhe indirekte, variablat, vlefshmëria e rezultateve, BIAS-i dhe paragjykimet dhe cilësive shkencore dhe metodologjitë sasiore të kërkimit dhe qasjet e tjera metodologjike. Për çdo kapitull, studentët, do të kryejnë edhe detyra praktike. Pas përfundimit me sukses të kësaj lënde, studentët do të jenë në gjendje: ta dinë dhe ta kuptojnë rëndësinë e koncepteve themelore shkencore; t’i mësojnë teknikat për hulumtim dhe kërkim efikas të informacionit dhe qasje efikase në informacione dhe literaturë relevante; t’i identifikojnë, t’i përshkruajnë dhe t’i formulojnë problemet shkencore; të bëjnë një zgjedhje të kujdesshme të qasjeve alternative kërkimore, të përshkruajnë me kujdes; të krahasojnë dhe të shpjegojnë avantazhet dhe disavantazhet e metodave të ndryshme shkencore për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave në kërkime sasiore dhe cilësore; t’i aplikojnë metodat themelore shkencore për të analizuar të dhënat sasiore dhe cilësore; të sigurojnë korniza teorike themelore mbi të cilat do të ndërtohen kërkimet; t’i shqyrtojnë ato dhe të bëjnë një vlerësim të publikimeve teknike dhe atyre shkencore.
  • [CMBA19] [6 SETK] Menaxhimi i projekteve
    Qëllimi i lëndës është që të inkuadrohen studentët në botën e projekteve moderne dhe t’i ballafaqojë ata me mundësitë dhe me sfidat e jetës reale ekonomike në krijimin e projekteve të përshtatshme për nevojat reale. Qëllimet specifike të lëndës janë: si të përcaktohet një projekt i caktuar (duke përdorur disa faza) dhe të theksohet roli i rëndësishëm i menaxherit të projektit (të kuptohen nevoja, fusha e veprimit, aktivitetet për implementim, kompleksiteti i dizajnit modern, etj.). Studentët duhet të trajnohen se si të aplikojnë mjete dhe teknika moderne të menaxhmentit modern të projektimit me rastin e transformimit të nevojës ose të idesë krijuese në një projekt real e të dokumentuar, i cili do të bëjë të jenë më inventivë për vete dhe më kompetitivë në tregun më konkurrues të punës.
  • [CM198] [6 SETK] Hulumtimet e tregut
    Qëllimi i kësaj lënde është të mësojë studentët të kuptojnë marrëdhëniet midis kërkimit të tregut dhe vendimmarrjes, duke u njohur me proceset e përdorura në formulimin dhe zbatimin e hulumtimit të tregut. Studentët gjithashtu do të kuptojnë kushtet e tregut në të cilat kryhet dhe zbatohet kërkimi, duke përfshirë metodologjinë e përdorur në analizën e tregut. Do të kuptohet edhe diapazoni i teknikave dhe metodave cilësore dhe sasiore të disponueshme në kërkimin e tregut, përfshirë zbatueshmërinë dhe kufizimet e tyre.
  • [CM182] [6 SETK] Mbledhja, grumbullimi dhe menaxhimi i të dhënave
    Sistemet e menaxhimit të bazave të dhënave (DBMS) janë themeli i sistemeve të informacionit për bizneset. Në këtë lëndë do të përfshihen: dizajnimi konceptual i bazës së dhënave duke përdorur E-R Modelin (model i bazuar në marrëdhëniet midis entiteteve), dizajnimi i tabelave dhe normalizimi i bazës së dhënave. Në këtë lëndë do të mësohen edhe SQL (gjuhë standarde që përdoret në bazat e të dhënave), me qëllim që studentët të dinë se si të krijojnë në realitet një bazë të dhënave.
  • [6 SETK] Lëndë zgjedhore
    • [EFB-02] Teoria e lojës dhe strategjia e biznesit
    • [C2138] Raportimi financiar dhe vendimmarrja
    • [E2579] Financat e patundshmërive dhe analiza e investimeve
    • [E2580] Ndërmarrje e qëndrueshme
    • [E2581] Lidershipi, puna në ekip dhe diversiteti
    • [E2582] Sistemet e informacionit të kontabilitetit
    • [E2583] Menaxhimi i inovacionit
    • [E2584] Menaxhimi i investimeve
    • [E2585] Negociatat për zgjidhje të konflikteve dhe ndryshime udhëheqëse
    • [E2586] Tregtia analitike
    • [E2587] CRM dhe analitka digjitale
    • [E2588] Analitika e të dhënave financiare
    • [E2589] Udhëheqja me proceset e biznesit
    • [E2590] Logjistikë biznesi
    • [E2591] Biznesi digjital
    • [E2592] Marketingu digjital
    • [E2611] Menaxhimi i përgjithshëm i cilësisë dhe performancës
    • [EM559] Konsulencë biznesi

Semestri 2

  • [BE-MA-THESIS] [30 SETK] Punimi i magjistraturës
    Ky modul u mundëson studentëve që të transferojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre për kërkime dhe për të bërë detyrën më të ndërlikuar - punimin e magjistraturës. Moduli synon të jetë plotësisht praktik dhe studentët t’i fitojnë njohuritë e nevojshme, por edhe aftësitë dhe shkathtësitë që t'i qasen shkrimit të punimit. Moduli ka një rezultat kthyes - t'u mundësojë studentëve ta shkruajnë punimin e magjistraturës me vështirësi minimale dhe me një efikasitet maksimal. Lënda ka për qëllim përmirësimin e teknikave të hulumtimit dhe stilin e shkrimit të punimit, duke mbajtur llogari për ndalesën e shërbimit me mjete të palejuara, siç janë: plagjiatura dhe cenimi i të drejtave të autorit, që janë të ndaluara me Statutin e UEJL-së.
Google+