Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti i Lubjanës nënshkruan marrëveshje partneriteti për studime evropiane me diplomë të përbashkët

Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti i Lubjanës, nënshkruan sot (09.06,2014) Marrëveshje partneriteti , me të cilën fillon funksionimi i programit studimor të magjistraturës në studime evropiane.

Me këtë marrëveshje u mundësohet studentëve të magjistraturës të pajisen me diplomë të përbashkët.

Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika dhe rektori i Universitetit të Lubjanës, Prof. Dr. Ivan Svetlik.

Niveli më i lartë i bashkëpunimit mes dy institucioneve të arsimit të lartë është ofrimi i programeve studimore të përbashkëta, siç është në këtë rast marrëveshja mes universitetit tone dhe atij të Lubjanës, tha rektori Dika, në fjalën e rastit.

Universiteti i Lubjanës është në mesin e 500 universiteteve më të mira botërore dhe kjo marrëveshje parasheh thellimin e partneritetit dhe bashkëpunimit edhe në fusha të tjera, tha rektori Dika.

Rektori i Universitetit të Lubjanës, Ivan Svetlik shprehu kënaqësinë për praninë e tij në këtë universitet, i cili ka një nivel të lartë të cilësisë së mësimdhënies.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje japim një kontribut të vogël jo vetëm në përforcimin e standardeve të arsimit të lartë, por edhe në marrëdhëniet dypalëshe mes Maqedonisë dhe Sllovenisë”, tha rektori Svetlik

Google+