Në Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup nga data 23-27 qershor u mbajt kampi për mësimin e gjuhës angleze, i organizuar nga Qendra e gjuhëve dhe i koordinuar nga profesoresha amerikane Rejçel Nil, nga Universiteti Veslijan, Indiana. Kampi u mundësoi studentëve tonë t’i praktikojnë shkathtësitë e tyre të gjuhës angleze, duke komunikuar, si dhe të njihen dhe krijojnë shoqëri të reja me kolegët amerikan. Ata, punuan në grupe për të krijuar një video projekt të shkurtër të titulluar ‘Premiera’, e cila u prezantua ditën e fundit. Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme të shihet si të rinjtë krijuan diçka të vlefshme për veten e tyre, e cila i bëri të ndjehen krenarë edhe pasi që përfundoi kampi. Gjatë ligjëratave studentët mësuan, si të kërkojnë punë, si të shkruajnë letër motivimi, të përgatiten për intervistë, simulonin situata të ndryshme lidhur me udhëtime dhe të tjera. Gjithashtu, ato vizituan dhe një restorant, ku edhe ushtronin situata lidhur me porositjen e ushqimit dhe kritika ndaj shërbimit. Së fundit, ato realizuan një film, i cili u projektua në amfiteatrin në Shkup. Një kamp i tillë në UEJL organizohet për së pari herë, por kjo praktikë interaktive dhe interkulturore, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
UEJL Shkup-Kamp për mësimin e gjuhës angleze
8 korrik 2014UEJL Shkup-Kamp për mësimin e gjuhës angleze
Më shumë lajme
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics
- Vizita e delegacionit të Western Carolina University (SHBA) në UEJL
- Fakulteti i Shkencave Teknike në UEJL hapi Ekspozitën XII të Projekteve Studentore në Arkitekturë dhe Dizajn
- Delegacioni i Universitetit Mid Sweden viziton UEJL-në: Diskutohen programe të përbashkëta studimi dhe mundësi të reja mobiliteti
- Biblioteka "Maks van der Shtul" në Simpoziumin Ndërkombëtar në Oslo
- Në UEJL u promovua projekti ndërkufitar “Green Schools Initiative”
- Delegacioni i Universitetit të Shkencave të Aplikuara dhe Arteve të Zvicrës Veriperëndimore (FHNW) e vizitoi UEJL-në