“Këtë vit arritëm të regjistrojmë 10 për qind më shumë se vitin e kaluar. Ky është motivimi kryesor për të ecur rrugës së cilësisë së mësimdhënies, hulumtimit shkencor dhe bashkëpunimit me tregun e punës në kuadër të një strategjie të ndërkombëtarizimit. “, tha rektori Dika. Ai, theksoi faktin se deri më tani në UEJL kanë diplomuar 11 500 studentë, kurse aktualisht studiojnë mbi 4 000 studentë. Këtë vit janë ofruar 15 programe në ciklin e parë të studimeve, 26 në ciklin e dytë dhe 12 programe në ciklin e tretë.
“Risi për vitin e ri akademik janë dy programe studimore: Shkencat Kompjuterike të Zbatuara në bashkëpunim me Universitetin Koventri dhe programi studimor Ekonomia dhe Menaxhmenti në Bashkëpunim me Universitetin e Londrës.”
“Në kuadër të Institutit të Ambientit Jetësor, Universiteti në bashkëpunim me Ministrinë e Ambientit Jetësor është duke realizuar projektin për ndërtimin e stacioneve mobile të matjes së parametrave të ajrit në rajonin e Tetovës. Me këtë, do të kontribuohet me të dhëna shkencore lidhur me ndotjen e ajrit në rajonin e Pollogut. Në këtë drejtim tashmë vazhdon të realizohet plani aksional ekologjik, ku është ndërtuar impianti i vetëm ekologjik i nxehjes qendrore dhe panelet diellore ekologjike për prodhimin e energjisë elektrike”.
Për planet në të ardhmen rektori Dika, tha “Do të vazhdojmë me nxitjen e hulumtimit shkencor - Horizon 2020; me revidimin e jashtëm ndërkombëtar të programeve studimore; si dhe me promovimin e programeve studimore të integruara me praktikën një model i ri i studimeve në RM i përkrahur nga Qeveria Gjermane nëpërmjet GIZ (Oda Ekonomike Gjermane)”
Këshilltari i rektorit për marrëdhënie me publikun dhe komunikim, Demush Bajrami i falënderoi gazetarët për punën e tyre dhe informimin e drejtë që e kanë bërë për Universitetin tonë.
“Tek ne, ngjarjet edhe në këtë vit, të cilin po e lëmë pas, ishin të shumta, falë jush, pra medias, që na keni ndjekur në çdo hap.”, tha Bajrami.
Cilësia brendi kryesor i UEJL-së
24 dhjetor 2015Universiteti ynë është i vetmi në rajon dhe në Evropë, që ka shënuar rritje të numrit të studentëve të regjistruar në krahasim me vitin e kaluar, tha në fjalimin e tij gjatë takimit tradicional me mediat, rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika, që u mbajt të mërkurën (23.12. 2015), në Tetovë.
Më shumë lajme
- UEJL promovoi platformën vetanake të inteligjencës artificiale AI@SEEU
- Delegacioni i INOVA-s vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore dhe TechPark-un
- UEJL konfirmohet si universiteti më i vlerësuar nga Maqedonia e Veriut në Times Higher Education Impact Rankings 2025
- Fakulteti i Drejtësisë i UEJL-së në top tre skuadrat më të mira në Garat Mbarëkombëtare të Gjykimit të Simuluar në Tiranë
- Profesori amerikan Jim Lofton vizitoi UEJL-në
- UEJL merr pjesë në Konferencën e Parë Vjetore të Aleancës ChallengeEU në Poloni: "Bridging Regions – Connecting Universities"
- UEJL organizoi prezantim për mundësitë e karrierës në NATO