“Përvoja profesionale e të diplomuarve në vendet e tyre të punës është me rëndësi të madhe për Universitetin e Evropës Juglindore”, tha dekani i Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, Stefan Qirici, sipas të cilit “Alumni është në shtëpinë e vet, prandaj edhe bashkëpunimi i ndërsjellë me UEJL-në ka një rëndësi të madhe”.
Alumni, pasi u informua lidhur me programet studimore, shprehën kënaqësinë e tyre për njohuritë që kanë marrë në UEJL, prandaj, siç u shprehën ata, edhe kanë fituar pozita dhe rol menaxhues në kompani shumë të mira në tregun e punës”. Më këtë rast, u theksua roli i lëndëve të shkathtësive gjuhësore, IT, aftësive të komunikimit, lëndëve të auditimit, pjesëmarrjes së detyrueshme dhe efektive në punën praktike në kompani, si mundësi e mirë për të përfituar studentët.
Gjithashtu, në këto takime, u diskutua edhe për pjesëmarrjen e diplomuarve si mysafir special me storje të suksesshme në orët praktike me qëllim të shkëmbimit të përvojat të tyre më studentët aktual ë. Sidomos, vlen të theksohet gatishmëria e tyre për t’i pranuar studenten e UEJL për mësim praktik në kompanitë ku ata punojnë.
Në fund, këto takime u vlerësuan si shumë pozitive dhe frytdhënëse, me dëshirë që të vazhdojnë kontaktet edhe në të ardhmen.
Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë takon Alumnin
25 mars 2016Ditë më parë (14 dhe 16 mars 2016), Qendra e karrierës në bashkëpunim me Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë të Universitetit të Evropës Juglindore, organizuan takime me të diplomuarit (Alumni) në këtë fakultet.
Më shumë lajme
- Ambasadorja e Holandës në RMV, Ozlem Canel, ligjëroi në UEJL me temë “Çfarë ardhmërie dëshironi?”
- Një program masteri, dy universitete, më shumë mundësi: UEJL prezanton programin e ri të Shkencave Kompjuterike
- Universiteti i Evropës Juglindore në Konferencën e Procesit të Berlinit në Podgoricë
- Delegacioni i UEJL-së merr pjesë në Forumin e EUA-së për Financimin e Universiteteve 2026 në Brno të Çekisë
- UEJL-ja mirëpret delegacionin e Universitetit të Warmia-s dhe Mazury-t për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të ChallengeEU dhe shkëmbimit akademik
- UEJL forcon rolin në Aleancën Evropiane - ChallengeEU
- Banka Botërore prezanton raportin vjetor dhe diskuton me komunitetin akademik të UEJL-së