Paraprakisht, "Ditët e Hapura në UEJL" u organizuan edhe në kampusin universitar në Tetovë, ku numri i vizitorëve ka qenë rreth 1000. Shumë të interesuar ka edhe nga Kosova, Presheva dhe Shqipëria. Studimet e UEJL-së, në kryeqytet marrin edhe një dimension tjetër kulturor.
"Prej momentit që jemi përcaktuar ta vendosim Universitetin në objektin 'Ura', në hapësirat që lidhen Çarshinë e vjetër me pjesën tjetër të Shkupit, kemi pasur parasysh se përveç misionit akademik e shkencor, UEJL përbën edhe një veçori dalluese të një mjedisi që ofron standardet më të avancuara të dijes bashkëkohore dhe ndërkombëtare. Diversiteti i 'Urës' nuk është vetëm i karakterit gjuhësor, kulturor, por edhe arkitektonik. Ky objekt ndodhet në zemrën e arkitekturave ballkanike që mpleks në vete ngjarje të shumta historike". Kështu tha para maturantëve Demush Bajrami, këshilltari i rektorit Zamir Dika, ndërsa e vlerësoi modern Universitetin ku edhe profesorët tha se janë të përzier, vendorë e ndërkombëtarë. Klasat, amfiteatrot dhe laboratorë shpjegoi ai, janë të pajisura me kompjuterë dhe ofrojnë kushte solide për mësim.
Në Shkup, UEJL ofrohen mbi 25 programe studimore të tri cikleve, në pesë fakultete (Biznes dhe Ekonomi, Shkenca dhe Teknologji Bashkëkohore, Administrim Publik dhe Shkenca Politike, Drejtësi dhe në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit). Studimet organizohen në shqip, maqedonisht dhe anglisht, ndërsa ndahen edhe bursa në bashkëpunim me Ministrinë, ambasada dhe kompani me renome ndërkombëtare.
Dyert e hapura për maturantët edhe në UEJL - Shkup
20 prill 2016Rreth 400 maturantë të shkollave të mesme të Shkupit, Kumanovës dhe Zhitoshës, vlerësohet të kenë vizituar të premten Universitetin e Evropës Juglindorë në Shkup (UEJL) ku një ekip i ngarkuar pikërisht për prezantimin e ofertës 2016/2017 u kanë shpjeguar në detaje për llojin e studimeve, përparësitë e programeve të caktuara dhe vlerën e diplomave.
Më shumë lajme
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics
- Vizita e delegacionit të Western Carolina University (SHBA) në UEJL
- Fakulteti i Shkencave Teknike në UEJL hapi Ekspozitën XII të Projekteve Studentore në Arkitekturë dhe Dizajn
- Delegacioni i Universitetit Mid Sweden viziton UEJL-në: Diskutohen programe të përbashkëta studimi dhe mundësi të reja mobiliteti
- Biblioteka "Maks van der Shtul" në Simpoziumin Ndërkombëtar në Oslo
- Në UEJL u promovua projekti ndërkufitar “Green Schools Initiative”
- Delegacioni i Universitetit të Shkencave të Aplikuara dhe Arteve të Zvicrës Veriperëndimore (FHNW) e vizitoi UEJL-në