Në këtë sesion u prezantuan tetë punime, që mbuluan zhvillimet në qeverisjen e arsimit të lartë në Kinë, Australi, Kanada, Holandë, Gjermani, Angli, Greqi dhe Finlandë. Diskutimet përfshinë mënyrat e rritjes së autonomisë në universitetet shtetërore nëpërmjet krijimit të kompanive universitare të ndara nga shteti, metodat e reja të planifikimit strategjik, duke përfshirë teknologjinë 'wicki', faktorët që ndikojnë në vendimet për pjesëmarrje në Programin për vlerësim institucional të Asociacionit të Universiteteve Evropiane (EUA-Institutional Evaluation Programme), riorientimin strategjik të institucioneve të dobëta dhe ndikimin e politikës në universitete. Gjithsej, rreth 80 punime u prezantuan në këtë Forum. Rektori, akademik Alajdin Abazi dhe Dr. Farrington kanë prezantuar punimin e tyre në Forumin e 30-të të AEHI, në vitin 2008. Stafi i UEJL-së inkurajohet të dorëzojë punime në Forumin e 32-të, i cili do të mbahet në Valensia të Spanjës, në shtator të vitit 2010, për të ruajtur profilin e Universitetit, Republikës së Maqedonisë dhe të Fakultetit të tyre në nivelin evropian të hulumtimeve.
Dr. Farrington në Forumin Vjetor të AEHI në Lituani
2 shtator 2009Dr. Dennis Farrington, kryetar i Bordit të Universitetit, e përfaqësoi UEJL-në dhe Republikën e Maqedonisë në Forumin vjetor të XXXI-të të Asociacionit Evropian për Hulumtim Institucional-AEHI (EAIR - European Association for Institutional Research: www.eair.nl ),
që u mbajt në Universitetin e Vilnusit në Lituani (në kremtimin 430 vjetorit), nga 23 deri më 26 gusht 2009. Dr Faringtoni ishte moderator i sesionit në temën: “Ku qëndron fuqia e qeverisjes?”
Më shumë lajme
- Një program masteri, dy universitete, më shumë mundësi: UEJL prezanton programin e ri të Shkencave Kompjuterike
- Universiteti i Evropës Juglindore në Konferencën e Procesit të Berlinit në Podgoricë
- Delegacioni i UEJL-së merr pjesë në Forumin e EUA-së për Financimin e Universiteteve 2026 në Brno të Çekisë
- UEJL-ja mirëpret delegacionin e Universitetit të Warmia-s dhe Mazury-t për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të ChallengeEU dhe shkëmbimit akademik
- UEJL forcon rolin në Aleancën Evropiane - ChallengeEU
- Banka Botërore prezanton raportin vjetor dhe diskuton me komunitetin akademik të UEJL-së
- Aleanca Franceze në Tetovë shënon 25-vjetorin në UEJL