Ambasadori i Francës në Maqedoni, Sh.T. Kristian Timonier (Christian Thimonier), të premten (21 tetor 2016), vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Ambasadorin Timonier e priti prorektori për marrëdhënie ndërkombëtare, Prof. Dr. Blerim Reka, i cili bëri një retrospektivë të arritjeve të Universitetit, duke potencuar pozitën aktuale dhe synimet për të ardhmen. Në veçanti, u bisedua për projektet e zhvilluara deri më tani dhe mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit në realizimin e projekteve të përbashkëta, duke përfshirë ardhjen e profesorëve francez dhe mundësinë e realizimit të punës praktike të studentëve të UEJL-së në kompanitë e njohura franceze.
Pas këtij takimi, prorektori Reka dhe ambasadori Timonier morën pjesë në ngjarjen e organizuar në bashkëpunim me Aleancën Franceze të Tetovës, ku merrnin pjesë prindër, mësues, drejtorë shkollash dhe nxënës të shkollave fillore dhe të mesme. Në këtë ngjarje, pjesëmarrësve iu ndanë diploma për njohjen e gjuhës frënge, që i jep Ministria e Arsimit e Francës.
Ambasadori i Francës vizitoi UEJL-në
25 tetor 2016Gjatë vizitës, që ambasadori i Francës në Maqedoni, Sh.T. Kristian Timonier, e realizoi në UEJL, u bisedua rreth vazhdimit të bashkëpunimit në realizimin e projekteve të përbashkëta.
Më shumë lajme
- Ambasadorja e Holandës në RMV, Ozlem Canel, ligjëroi në UEJL me temë “Çfarë ardhmërie dëshironi?”
- Një program masteri, dy universitete, më shumë mundësi: UEJL prezanton programin e ri të Shkencave Kompjuterike
- Universiteti i Evropës Juglindore në Konferencën e Procesit të Berlinit në Podgoricë
- Delegacioni i UEJL-së merr pjesë në Forumin e EUA-së për Financimin e Universiteteve 2026 në Brno të Çekisë
- UEJL-ja mirëpret delegacionin e Universitetit të Warmia-s dhe Mazury-t për forcimin e bashkëpunimit në kuadër të ChallengeEU dhe shkëmbimit akademik
- UEJL forcon rolin në Aleancën Evropiane - ChallengeEU
- Banka Botërore prezanton raportin vjetor dhe diskuton me komunitetin akademik të UEJL-së