Independizmi shqiptar, i thadruar në kujtesën e kolektive të shqiptarëve, erdhi si rrjedhojë logjike e platformës politike e kulturore të Rilindjes kombëtare shqiptare. Flamuri i pavarësisë sivjet shënon 104 vjetorin, dhe kjo ditë i gjen shqiptarët të preokupuar me procese që identifikojnë nevoja e aspirata civilizuese e integruese”, tha rektori i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), në Tetovë, Prof. Dr. Zamir Dika, në shënimin e 28 Nëntorit – Dita e Flamurit Shqiptar që u mbajt sot në këtë universitet. Sipas rektorit Dika, festa e Flamurit sjell tek shqiptarët frymën e mobilizimit emancipues, për më shumë dritë në dijet dhe punët tona.
Duke folur për rëndësinë e kësaj dite, Prof. Dr. Zeqir Kadriu tha se tek Flamuri kombëtar disa herë janë vënë dekore, si përkrenarja e Skënderbeut, ylli i Davidit dhe ylli komunist, por kjo nuk ka arritur ta ndryshojë në thelb shqiponjën dykrenore në sfond të kuq. Historia e Flamurit, daton që para vitit 1912, theksoi ndërmjet tjerash, prof. Kadriu.
Doc. Dr. Demush Bajrami, tha se 28 Nëntori, më mirë se çdo gjë, duke e ngritur shtetin në piedestalin e prioriteteve nacionale, bëri që shqiptarët të jenë pjesë e pandarë e trungut gjeografik, historik e kulturor europian.
Paraprakisht, në këtë manifestim u shfaqën inserte nga filmi “Nëntori i Dytë”.
Festa e Flamurit sjell frymën e mobilizimit emancipues
29 nëntor 2016Universiteti i Evropës Juglindore shënoi Ditën e Flamurit
Më shumë lajme
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics
- Vizita e delegacionit të Western Carolina University (SHBA) në UEJL
- Fakulteti i Shkencave Teknike në UEJL hapi Ekspozitën XII të Projekteve Studentore në Arkitekturë dhe Dizajn
- Delegacioni i Universitetit Mid Sweden viziton UEJL-në: Diskutohen programe të përbashkëta studimi dhe mundësi të reja mobiliteti
- Biblioteka "Maks van der Shtul" në Simpoziumin Ndërkombëtar në Oslo
- Në UEJL u promovua projekti ndërkufitar “Green Schools Initiative”
- Delegacioni i Universitetit të Shkencave të Aplikuara dhe Arteve të Zvicrës Veriperëndimore (FHNW) e vizitoi UEJL-në