Në aktin e ndarjes së këtij çmimi prestigjioz u tha se UEJL është dëshmuar gjate këtyre 15 viteve si një storie suksesi në promovimin e tre gjuhësisë, edhe atë gjuhës shqipe, maqedonase dhe angleze në mësim dhe kërkimin shkencor.
Vlen te theksohet se në këtë manifestim iu ndanë çmimet edhe kampionëve të tjerë nacional të Kroacisë, Sllovenisë, Maqedonisë dhe Serbisë. Pas pranimit të çmimit, Doc. Dr. Demush Bajrami, theksoi se ky çmim është verifikim i punës dhe përkushtimit akademik dhe shkencor i të gjithë stafit dhe studenteve të UEJL-së. Adrian Tripp, CEO i Shpërblimit Evropian për Biznes tha: “Urime për Universitetin e Evropës Juglindore, të cilët janë përzgjedhur për të përfaqësuar vendin e tyre si Kampion nacional. Ato janë shumë të rëndësishëm për suksesin e komunitetit më të fortë të biznesit të Evropës dhe kanë treguar parimet kryesore që ne i kërkojmë inovacionin, etikën dhe suksesin.”
Ndryshe, për çmimin e kampionit kishin aplikuar 33 mijë subjekte.
Universiteti i i Evropës Juglindore nderohet me çmimin kampion nacional për inovacion, mjedis jetësor dhe qëndrueshmëri korporative
2 dhjetor 2016Mbrëmë vonë në pallatin "Dverce" ne Zagreb, Universiteti i i Evropës Juglindore në një ceremoni solemne, në prani të ambasadorit britanik në Republikën e Kroacisë, Sh.T. Andrew Dalgleish dhe mysafirëve të shumtë, u nderua me çmimin kampion nacional për inovacion, mjedis jetësor dhe qëndrueshmëri korporative.
Më shumë lajme
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics
- Vizita e delegacionit të Western Carolina University (SHBA) në UEJL
- Fakulteti i Shkencave Teknike në UEJL hapi Ekspozitën XII të Projekteve Studentore në Arkitekturë dhe Dizajn
- Delegacioni i Universitetit Mid Sweden viziton UEJL-në: Diskutohen programe të përbashkëta studimi dhe mundësi të reja mobiliteti
- Biblioteka "Maks van der Shtul" në Simpoziumin Ndërkombëtar në Oslo
- Në UEJL u promovua projekti ndërkufitar “Green Schools Initiative”
- Delegacioni i Universitetit të Shkencave të Aplikuara dhe Arteve të Zvicrës Veriperëndimore (FHNW) e vizitoi UEJL-në