Dekani i Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, akademik Izet Zeqiri, tha se në këtë tryezë u diskutuan sfidat që kanë të bëjnë me zgjedhjen e profesionit dhe problemet me të cilat po përballet tregu i punës në aspekt të punësimit dhe papunësisë.
Sipas akademik Abdylmenaf Bexhetit, një nga faktorët e papunësisë në vend dhe largimit të të sapodiplomuarëve drejt vendeve të Evropës për një perspektivë më të mirë është edhe ajo se arsimi i mesëm dhe në veçanti arsimi i lartë nuk mbajnë shumë brengë për kërkesat dhe nevojat e tregut të punës.
Në këtë tryezë, nxënësit e shkollave të mesme u informuan mbi ndikimin e arsimit sipëror në përgatitjen e tyre për tregun e punës. Kjo gjë u theksua nga paneli i diskutimit, i cili përbëhej nga profesorë universitarë dhe Alumni, të cilët vunë theksin në përvojat e tyre, sidomos në atë se sa arsimimi i tyre universitar u ka ndihmuar në gjetjen e vendit të punës dhe avancimin e tyre të mëtutjeshëm.
U mbajt tryeza e rrumbullakët në temën "Arsimim për punësim"
27 mars 2017“Arsimim për punësim”, ishte tema e tryezës së rrumbullakët, që u mbajt të enjten (23 mars 2017), në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), në Tetovë. Tryeza u organizua nga Klubi i liderëve të ardhshëm të biznesit dhe Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë i UEJL, ku morën pjesë nxënës dhe profesorë të shkollave të mesme nga Tetova, Gostivari, Kërçova dhe Struga. Në këtë takim, përveç tjerëve morën pjesë edhe ish-studentët e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, gjegjësisht Alumni, të cilët tanimë janë në pozita të rëndësishme menaxheriale në institucione dhe kompani të ndryshme.
Më shumë lajme
- UEJL promovoi platformën vetanake të inteligjencës artificiale AI@SEEU
- Delegacioni i INOVA-s vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore dhe TechPark-un
- UEJL konfirmohet si universiteti më i vlerësuar nga Maqedonia e Veriut në Times Higher Education Impact Rankings 2025
- Fakulteti i Drejtësisë i UEJL-së në top tre skuadrat më të mira në Garat Mbarëkombëtare të Gjykimit të Simuluar në Tiranë
- Profesori amerikan Jim Lofton vizitoi UEJL-në
- UEJL merr pjesë në Konferencën e Parë Vjetore të Aleancës ChallengeEU në Poloni: "Bridging Regions – Connecting Universities"
- UEJL organizoi prezantim për mundësitë e karrierës në NATO