Në këtë Takim shkencor morën pjesë rreth 60 studiues të studimeve albanologjike nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe Greqia . Punimet e takimit me një fjalim përshëndetës i hapi rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika, i cili theksoi për rëndësinë e Albanologjisë si shkencë dhe rolin që ka ajo në shoqëritë shqiptare. Më pas fjalë përshëndetëse patën dekani i FGJKK, Prof. Dr. Gëzim Xhaferi, shefi i Katedrës,Prof. Dr. .Zeqir Kadriu. Të pranishmëve me një fjalë përshëndetëse ju drejtua edhe Prof. Dr. Begzad Baliu nga Universiteti i Prishtinës si dhe Prof. Dr. Zeqirja Neziri nga Universiteti " Shën Qirili dhe Metodi".
Folësi kryesor i seancës plenare, Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi mbajti ligjëratën “Sfidat e albanologjisë dhe riintegrimi i saj në të ardhmen”. Më pas punimet vazhduan në tre sesione : Gjuhë, Letërsi dhe Didaktikë, ku pati diskutime dhe prurje të reja nga të gjitha fushat albanologjike. Organizimi ishte në nivel të lartë, falë angazhimit të koordinatores Dr. Meral Shehabit dhe anëtarëve tjerë të Këshillit organizues. Takimi do të jetë tradicional dhe pritet masivitet më të madh në Takimin e dytë që do të mbahet në prill 2018.
U mbajt Takimi i parë i Albanologëve të rinj, me temë: “Sfidat e studimeve Albanologjike në fillim të shekullit XXI”
25 prill 2017Në organizim të Katedrës së Gjuhës, Kulturës dhe Letërsisë Shqipe të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), ditën e premte, më 21 prill 2017, u mbajt Takimi i parë i Albanologëve të rinj, me temë: “Sfidat e studimeve Albanologjike në fillim të shekullit XXI”.
Më shumë lajme
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics
- Vizita e delegacionit të Western Carolina University (SHBA) në UEJL
- Fakulteti i Shkencave Teknike në UEJL hapi Ekspozitën XII të Projekteve Studentore në Arkitekturë dhe Dizajn
- Delegacioni i Universitetit Mid Sweden viziton UEJL-në: Diskutohen programe të përbashkëta studimi dhe mundësi të reja mobiliteti
- Biblioteka "Maks van der Shtul" në Simpoziumin Ndërkombëtar në Oslo
- Në UEJL u promovua projekti ndërkufitar “Green Schools Initiative”
- Delegacioni i Universitetit të Shkencave të Aplikuara dhe Arteve të Zvicrës Veriperëndimore (FHNW) e vizitoi UEJL-në